Rama thërret në ndihmë ndërkombëtarët për reformën zgjedhore

Postuar në 23 Shkurt, 2012 06:27

Më poshtë po riprodhojmë deklaratën e plotë të bërë publike nga Edi Rama, pas sinjaleve të forta që dha Berisha në Kuvend për bllokimin e reformës zgjedhore:

Pa qenë aspak i befasuar nga vulgariteti antiopozitë që karakterizon tradicionalisht retorikën e kryeministrit, nënvizoj shqetësimin shumë serioz të Partisë Socialiste për zvarritjen e Reformës Zgjedhore përtej afatit të përcaktuar në aktin e formimit të komisionit përkatës.

Sali Berisha përsërit se opozita ka pranuar ato që i janë ofruar dy vjet më parë, por e verteta është se pala e keqdrejtuar prej tij nuk ka pranuar ende asnjë nga pikat e domosdoshme kyçe për një reformë të plotë e të drejtë zgjedhore.

Dy vjet rresht kryeministri ka përsëritur me dhjetra herë për opinionin publik vendas dhe atë ndërkombëtar se është gati të pranojë çdo propozim të opozitës për Refomën Zgjedhore. Sot, kur për pak ditë skadon afati i kryerjes së kësaj reforme, Sali Berisha nuk ka pranuar ende asnjë nga rekomandimet kyçe të ODHIR-it e jo më propozimin e opozitës për përmirësimin e vetë sistemit zgjedhor. Për të cilin media shqiptare mund të gjejë plot raste kur ai ka thënë shprehimisht: Do pranoj çdo ndryshim në Kodin Zgjedhor dhe çdo sistem zgjedhor që propozon opozita.

Se kush është kryeministri i sotëm i Shqipërisë e se sa për zemër e ka ai funksionimin e demokracisë dhe zgjedhjet e lira e kanë marrë vesh të gjithë, edhe shqiptarët edhe komuniteti ndërkombëtar. Ne e kemi ditur me kohë. Por ajo që kërkojmë sot është respektimi pikë për pikë i vendimit të parlamentit për Reformën Zgjedhore dhe futja në kod pikë për pikë e çdo rekomandimi të OSBE/ODHIR-it, ashtu sikundër hapja e një debati transparent në Komisionin e Reformës Zgjedhore edhe për përmirësimin e sistemit zgjedhor. Pala tjetër nuk është e detyruar të bëjë atë që mendojmë e propozojmë ne për përmirësimin e sistemit zgjedhor, pavarësisht se propozimi ynë lidhet me interesin e gjerë publik jo me interesin e ngushtë të Partisë Socialiste. Por padyshim është e detyruar të votojë bashkë me ne pa humbur kohë reformën, mbi të gjitha pikat detyruese të listës së gjatë të rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it.

Që Sali Berisha kërkon ta zvarrisë Reformën Zgjedhore për të bërë të pamundur implementimin e masave të reja antimanipulim për shkak të mungesës së kohës nëse miratimi i këtyre masave shtyhet pafundësisht, këtë e kemi ditur përpara se të ndodhte. Prandaj edhe kemi kërkuar dhe marrë fjalën e komunitetit ndërkombëtar për monitorimin nga afër të kësaj reforme kyçe për funksionimin demokratik të vendit e sigurisht edhe integrimin europian të tij. Ne s’kemi bërë asnjë marrëveshje me Sali Berishën e me qeverinë e tij kur jemi ulur në tryezën e Reformës Zgjedhore apo në tryezën e Komisionit të Ligjeve për ligjet me 3/5-tat që po i shkruajmë thuajse nga e para për të futur në to frymën e normat europiane të funksionimit të shtetit. Por kemi një marrëveshje me publikun shqiptar për ta çuar përpara integrimin europian të vendit dhe do të vazhdojmë të përpiqemi me të gjitha energjitë e forcat në këtë drejtim.

Ja pse është dita për t’i kërkuar miqve e partnerëve ndërkombëtarë të mos lejojnë që Reforma Zgjedhore, për fatin e së cilës ata janë angazhuar solemnisht përpara shqiptarëve pas dy dështimesh me radhë të dy palë zgjedhjeve, duke e përcaktuar së fundmi këtë reformë si prioritetin e prioriteteve për integrimin europian të Shqipërisë, të dështojë në funksion të axhendës së njohur të kryeministrit. Që fatkeqësisht mbetet vjedhja e zgjedhjeve të radhës. Nesër do të jetë vonë për ta ndaluar përsëritjen e historisë së shkeljes së vullnetit të popullit Sovran.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

O trap, qerrohu se e shkaterrove PS

Submitted by Anonim (not verified) on

Ti anonim duhet te jesh ps-ist i thekur........

Submitted by loni (not verified) on

Sa per dijeni ti or "Anonim" : Zoti Edi Rama qe t'i e quan trap, eshte nje nga politikanet me te mire qe kemi, vite drite larg mendjengushteve, provincialeve e talebaneve te perfaqesuar nga njeriu me i ndyre qe ka pare ky vend; nga sali berisha.

Eshte ky Zotni qe ti pa pike turpi i thua trap qe ndryshoi Tiranen nga nje megaWC  ne nje qytet normal megjithe pengesat skandaloze e te paomagjinueshme qe talebaneria e sali berishes i nxorri perpara gjate gjithe kohes qe drejtoi Tiranen.

Dhe eshte po ky Zotni te cilit ti i thua trap qe demaskoi deri ne lakuriqesi sali berishen, si vjedhes votash, vjedhespasurie, kriminel, genjeshtar dhe si pengesen kryesore te mosintegrimit te Shqiperise ne Europe.  Besoj qe do te jete po ky Zotni, qe do t'i tregoje vendin te cilin meritojne kriminele te tille si sali berisha.

PS-se ky Zotni, i dha frymemarrje te re dhe e vuri ne "binare"  duke e shenderruar nje nje parti te vertete demokratike europiane e moderne ku vlon debati or "Anonim".

Submitted by coku (not verified) on

nqs Rama eshte trap nuk e di se c jeni ju zoteri

Submitted by Anonim (not verified) on

Per anonimin tjeter

PS-ist thekur nuk jam por as si ata qe ndryshuan Kushtetuten ne 2008 nuk jam, se keto qe ndodhin sot peshqesh nga 2008 i kemi...

Submitted by Anonim (not verified) on

Per anonimin tjeter

PS-ist i thekur mbase nuk jam por as si ata qe ndryshuan Kushtetuten ne 2008 nuk jam, se prej tyre i kemi peshqesh keto qe po ndodhin sot......

Submitted by arvanites (not verified) on

Mire Rama do iki, po kush do mbesi, Berisha, Meta, Nano, Spahiu, Topi.

Submitted by Arjan Shehu (not verified) on

Ky eshte problemi, ai qe nuk duhet te ishte futur fare ne politiken demokratike (Sali Berisha), mbahet si etalon.

DJE: Po te ikin Berisha me Nanon = rregullohet politika shqiptare!

SOT: Po te ikin Berisha me Ramen=rregullohet politika shqiptare!

Ik perpara o Sali! Ik nje here e mire ti, se Rama do te vije pas. Mos harro, merr me vete edhe tere rracen tende te ndyre qe polle ne kete jete (biologjike dhe politike).

Gangrene e shqiptarizmes!

Submitted by arvanites (not verified) on

Jepi Arvizu, pervishi prap menget. Merr edhe Sequin dhe qoftexhiun me vete dhe leshoni klishete e rradhes. "Palet duhet te bashkepunojne", "Nxisim dialogun" dhe traplliqe te tjera te ketij lloji.

Submitted by zeneli (not verified) on

Shum shum e drejte kjo qe kerkon Rama qe te vijn nderkombetaret te na kqyrin e mbikqyrin e te merret vesh me ne fund se kush pengon e kush lejon ne kte shtetin tone.

Do desha kudo ku ka administrat Shqiptare bile dhe brenda Zyres se Kryeministrit e neper ministrira e deri tek kryeplaku i Konispolit apo i fshatit tim, Vidohoves te na vijne mbikqyres nderkombetare.

Ja vlen dhe ti paguajm ne se me pak do na kushtojne Ata se sa na vjedhin nepunsit tane te pa kontrolluar nga askush.

Submitted by hapi (not verified) on

Ja pse është dita për t’i kërkuar miqve e partnerëve ndërkombëtarë të mos lejojnë që Reforma Zgjedhore, për fatin e së cilës ata janë angazhuar solemnisht përpara shqiptarëve...

Është në vete Rama apo jo? C'janë këto broçkulla?

Me sa mend u kujton angazhimin "ndërkombëtarëve"???

Ndërkombëtarët nuk kanë marrë ndonjëherë votë në Shqipëri e nuk kanë mandat nga shqiptarët, prandaj angazhimet e tyre janë  pak a shumë fjalë në erë. Dhe Edi Rama i kujton angazhimet atyre që nuk kanë asnjë detyrim demokratik ndaj shqiptarëve, sikur të ishim koloni.

Është për të ardhur keq dhe është ogurzezë si kërkesë, kjo e Ramës. Tregon vetëm papjekuri politike e mosbesim te forcat e partisë së vet (që është partia më e votuar në vend) dhe te populli Shqiptar i cili ka njëmijë e një arsye për të përkrahur opozitën (sidomos pjesa nga Kukësi në Gjirokastër me dimrin e fortë që po heq).

Dhe pastaj mos thoni se e kanë fajin shqiptarët, me të tillë lidera që më para kërkojnë përkrahje te ndërkombëtarët sesa njerëzve që u kanë besuar votën, shqiptarët nuk kanë se si ti shkojnë prapa cilitdo lideri.

PS: Tifozat e Edit, mos u lodhni kot të më jepni përgjigje. Nuk kam gjë me Ramën si person, e kam me Ramën si lider politik.

Submitted by Gusmari (not verified) on

@Hapi: Ashtu sic e shoh une, eshte e domosdoshme te kesh mbeshtetjen e plote te partnereve nderkombetare! Kjo nuk do te thote se i mungon besimi ne forcat/PS, por perkundrazi. Nje njeri i pasigurte i ben gjerat fakt te kryer!!! (do te mund te gjeje nje "excuse" me pas.)

Jam tifoz futbolli e deri aty e kam kufirin. Tifo-politiken ja kam lene militanteve :-)

Submitted by M (not verified) on

Jam dakord me ty. Ne politike partneret jane shume te rendesishem, aq me teper ne rastin e Shqiperise qe jane me teper se kaq, jane arbitra. Nuk eshte dobesi t'ia besh te qarte popullit se mbeshtetja nga jashte eshte shume e rendesishme, perkundrazi eshte ndershmeri. Shtrirja e dores drejt partnereve  faqe te gjitheve eshte gjest mirenjohje e kunderta e skuthllekut.  Mjaft me pseudopolitikane, qe ne skene bejne si burra shteti e ne prapaskene u ulen ne gjunje nderkombetarev ne menyren me te shemtuar.

Ciao

Submitted by Aqifi (not verified) on

O qyteare te mire qe shpresoni akoma se Edi Rama mund te fitoje ndonjehere, nuk e shihni se si Berisha e terheq per hundesh, ai nuk eshte as diletant ne politike. A mund te me thote njeri se cfare ndryshimesh kerkon Rama ne kodin zgjedhor e ne  sistemin zgjedhor e nuk po  i pranon Berisha, meqe ju ndiqni shtypin. Asnjeri nuk e di, per aresyen e thjeshte se Rama nuk di cfare te kerkoje. Ai eshte i pa sigurte per gjithshka, ai ka frike se mos perseri Saliu ja hedh si ja hodhi me kushtetuen dhe ju kthye ne bumerang. Tani ka filluar ti lepihet Nanos, por edhe nga ai ka frike se mos ja punojne me Saliun perseri. Le te dali me nje platforme per ndryshimet qe kerkon dhe opinioni ta marre vesh dhe ta mbeshtese. Me nje fjaleRama  nuk ben fare fare fare per kete pune.

Submitted by Arjan Shehu (not verified) on

Aqif! Vete fakti qe Sali Berisha per te mbrojtur pushtetin:

1. Vodhi live ne tv votat, me pranine e nderkombetareve ne sallen e votimit.

2. Po shet cdo aset te Shqiperise te huajve qe korruptohen.

3. Vrau me arme zjarri, live ne tv 4 te pafajshem dhe plagosi dhjetra te tjere.

4. Greqise, Serbise, Italise... u ka dhene cfare kane kerkuar (shkelje flagrante te legjislacionit e kushtetutes).

5. U bashkua me Ilir Meten e Fatos Nanon, qe nuk i sheh dot me sy.

5. ....... ka shume shembuj te tille.

Nuk di cfare te duhet me per te kuptuar ...

Submitted by Aqifi (not verified) on

O Arjan me vjen keq po nuk ke kuptuar fare cfare dua te them. Nuk thote njeri qe Berisha eshte i mire dhe duhet te qendroje ne pushtet perkundrazi duhet shporrur nje minute e me pare , por Rama eshte fare i pa afte  ta rrezoje ate.  Dakort qe ka nje pjese te trasheguar fanatitesh qyqare te trasheguar nga Partia e Punes te cilet cdo gomarllek qe nxjerr kryeari i partise nga goja u duken perla, por nuk vihet kursesi ne pushtet vetem me ata. Rama po kupton nje gje tjeter duke ju shternguar laku i afrimit te 2013. Ai ben sikur eshte bllokuar reforma zgjedhore, se  e di fort  mire qe Berisha dhe Meta se bashku me gjithe disa aleate te vegjel qe ai nuk eshte ne gjendje ti afroje  shkonje  deri 150 000 vota me shume, prandaj Berisha ne zgjedhjet e ardheshme nuk do kete nevoje me te vjedhe  me  10  vota si ne Tirane. Kjo e ben budallain Rama te flase me vete, ai e kupton ndoshta me intuite se asnje nga ata qe kane votuar per Berishen dhe Meten ne 2011 do te votoje per te ne 2013. Cfare do tu  thote atyre si ti qe me vodhi prape Berisha ? Dakort do ta thote te jesh i sigurte ketu do jemi por do behet qesharak. Sa mire do bente te ikte nje ore e me pare per ti lene vendin dikujt tjeter qe mund te rezoje Berishen me vote.

Submitted by Arjan Shehu (not verified) on

O Aqif kapertoni! Ndoshta nuk u shpreha qarte: Mike Tyson, kur nuk kishte me bythe te bente boks, i kafshoi veshin Evander Holifield.

Sala nuk kafshon veshin: Por, korrupton me asetet e Shqiperise! Nuk ben dot kompromis me Edi Ramen dhe korrupton Meten e te tjeret, KQZ, Gjykate e larte ... dhe kur nuk korrupton dot, vret te pafajshem!

Dalin jashte loje ato qe ti thua o Aqif!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.