Selami Xhepa ‘del nga linja’: Na duhet një President konsensual

Postuar në 27 Shkurt, 2012 02:33

Selami Xhepa bëhet deputeti i parë i maxhorancës që i bashkohet idesë për një president konsensual. Ai e thotë këtë në një intervistë për Panoramën, ku flet edhe për qëndrimin më të fundit të Gazmend Oketës (në këtë pikë nuk tregohet origjinal; thotë gjëra që i kanë thënë dhe të tjerët, dmth që qëndrimi i Oketës është personal, e që do ish mirë të kontribuohej brenda forumeve të partisë).  

Por lajmi ka të bëjë me qëndrimin e tij mbi zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm. “Loja politike në demokraci nuk presupozon se fitimtari i merr të gjitha; [përkundrazi] sistemi demokratik qëndron mbi parimin themelor check & balance”, justifikon ai idenë e vet mbi presidentin konsensual. Pak më poshtë, ai nuk heziton të shprehë konsiderata për Fatos Nanon si kandidat presidencial (“duke mos pretenduar përsosmërinë tek tokësorët, për Nanon kam vlerësimet më të mira”, thotë saktësisht ai), dhe “t’ia mbyllë” rrugën Jozefina Topallit si një figurë që nuk ndjell konsensus.

Në fund, një “insinuate” të gazetarit mbi kontrastin mes opinioneve të tij e linjës së partisë, ai i përgjigjet: Besoj se partia ime nuk ka nevojë vetëm për votën time, por edhe për idetë e mija.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Cur Gjeloshi (not verified) on

<p>Fatos Nano, kryehajduti te behet president ?!</p><p>Mire do te ishte ! Te vjedh dhe ai meqë e ka zanat...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.