Ulje drastike e zhdoganimit të cigareve në 2011. Shqiptarët lanë duhanin?

Postuar në 27 Shkurt, 2012 08:41

Viti i shkuar ishte një ndër më të këqijtë për sa i përket sasisë së cigareve që janë importuar në Shqipëri. Nga treguesit fiskal të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, mësojmë se gjatë vitit të shkuar, u zhdoganuan 3 250 ton cigare, kundrejt 4 501 tonëve të zhdoganuara në vitin 2010.

Kanë lenë njerëzit cigaren apo është rritur kontrabanda? Të dyja këto janë arsye që nuk mund të anashkalohen dhe duhen verifikuar, por nëse analizon ecurinë e importit të cigareve të paktën gjatë dy viteve të fundit të Shqipëri, mëson se ashtu si edhe në tregun e karburanteve, kemi të bëjmë me një “kodoshllëk” të kompanive të cigareve. 

Në 1 janar 2011, filloi të aplikohej një nivel akcize e re për cigaret (akciza shkoi nga 50 lekë për paketë në 70 lekë). Çfarë bënë kompanitë e cigareve ndërkohë? Ato zhdoganuan sasi të mëdha malli me regjimin e taksave të vjetra gjatë dhjetorit të vitit 2010. Doganat raportojnë se gjatë këtij muaji, në Shqipëri janë futur plot 513 ton cigare. Kjo sasi ishte dy herë e gjysmë më e madhe se sa janari i po të njëjtit vit. Për të vërtetuar këtë, mjafton të përmendim se nga korriku deri në tetor 2010 zhdoganoheshin mesatarisht 400 deri 450 ton cigare në muaj.

Në momentin kur akciza e re hyri në fuqi, çdo paketë cigare u shit të paktën 20 lekë më shtrenjtë. E njëjta ka ndodhur edhe me karburantet në dhjetor të vitit të shkuar: (http://respublica.al/artikuj/2012/2/26/karburantet-skema-qe-vodhi-shtetin-dhe-qytetaret).

Qytetarët paguan më shtrenjtë për një mall, i cili presupozohej që kishte hyrë me taksa më të larta, ndërsa ai 20 lekëshi kaloi si fitim i pastër në arkën e kompanive.. 

S.E.                                                                                                   

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.