Edi Rama: Universitetet janë zgafella dhe streha vorfnore

Postuar në 27 Shkurt, 2012 09:31

Edi Rama bën publik për herë të parë opinionin që ka për botën universitare shqiptare. Nuk ka një opinion të mirë. Përkundrazi, për të “universitetet janë kthyer në zgafella të errëta e në streha vorfnore të mjerimit akademik”. Këtë e ka thënë në një tryezë pune me të vetët, ku diskutoheshin politikat rinore.

Ai është kundër universitetit të hapur për të gjithë. “Kjo politikë e shqyerjes së dyerve të Universiteteve dhe e shtyrjes së të rinjve thuajse forcërisht brenda në Universitet, [bën që këta të rinj ta] mbarojnë formalisht universitetin”. E kjo, sipas tij, “është një minë me sahat”; por nuk u ndal për të shpjeguar se ç’kupton saktësisht me minë me sahat.

Nuk ka lënë pa përmendur dhe sistemin parauniversitar, i cili “është një sistem punësimi dhe promovimi për shërbëtorët e qeverisë në rolin e mësuesve. Shpëlarja e trurit përmes tekstesh [propagandistikë] është objektiv i shpallur i qeverisë”.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.