Shpjegimi i Starovës lidhur me nëntetarin Peci, dhe ca paranteza tonat

Postuar në 27 Shkurt, 2012 03:28

Më në fund, del dikush nga ministria e mbrojtjes për të shpjeguar a thënë diçka në lidhje me ngutin për t’i informuar familjarët e Pecit se ky i fundit kish humbur jetën, në një kohë që ish ende gjallë. Është Arjan Starova, zv.ministri, që flet për balkanweb-in: “Është e vërtetë se pati një pasaktësi fillestare [Pasaktësi? Kjo është fjala e duhur për ta emërtuar atë që ndodhi?], por të tilla gjëra edhe mund të ndodhin [Mund të ndodhin kur rrethanat janë të pasqarueshme, por jo në rrethanat aktuale, kur do të mjaftonin do telefonata të shpejta për ta ndriçuar tërësisht atë që ngjau], dhe mund të shpjegohen lehtësisht me gjendjen emocionale të çastit të njerëzve që punojnë në qendrat e komunikimit të cilët janë kolegë dhe miq të Aleksandrit [Që ushtarakët e ministrisë janë emocionuar në atë moment, kjo kuptohet, por gabimi i bërë nuk shpjegohet dot me emocionet]. Nuk është mirë që ndodhi kjo, por në fund të fundit është më e rëndësishme që u korrigjua shpejt, dhe edhe më e rëndësishme, që Aleksandri ishte gjallë [Kjo po, që s’ka asnjë diskutim].”

Më mirë një shpjegim  i çalë si ky i Starovës, se sa heshtja e deritanishme.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.