Kryeministrit i është bërë makth kundërshtari

Postuar në 29 Shkurt, 2012 05:54

Ka ditë të tëra që flet veç për kundërshtarin, dhe nuk kuptohet mirë se nga e ka këtë eksitim (duket sikur është i terrorizuar nga opozita e tweet-ave?). Rama është kryemotivi i çdo daljeje të tij në publik, e sikur të mos ketë vende ku të zbrazet kundër tij, përdor dhe grupin e vet parlamentar dhe mbledhjet e qeverisë. Ja se ç’tha në mbledhjen e sotme të qeverisë, në mes e përballë ministrave të tij tuafë (po e citoj siç gjendet në sitet online):

“Rama zgjodhi momentin për t’u vërsulur edhe njëherë duke përdorur traditën e tij primitive, javën që shqyrtohej ecuria e reformave për të shpallur bllokimin. Shpalli bllokimin e reformës zgjedhore në një kohë që nuk kishte vendosur në tavolinë asnjë amendament, kur paraqiti për reformën parlamentare ato kërkesa që kishte hedhur poshtë në marrëveshjen e nëntorit, pasi vendosi dënimin kolektiv që nuk është në asnjë kod tjetër. Këto janë sinjalet, nuk janë ata që partneërt tanë presin nga Shqipëria; por cili është qëndrimi ynë?  Ne do vazhdojmë pa ndërprerje me reformat në të gjitha fushat ku Edi Rama nuk mund të bllokojë dot. Ai nuk mund të bllokojë procesin e transparencës; [por] mund të bllokojë heqjen e imuinitetit. Mëkatarët kanë frikë të heqin imunitetin. Vetëm ai që ka frikë ngë vetja e tij ka frikë nga heqja e imunitetit dhe këtë betejë ne do ta vazhdojmë. Këtë çështje [Ramën pra] do t’ua lëmë shqiptarëve, siç i dhanë një zgjidhje më 8 maj do i japin edhe në qershorin e vitit të ardhshëm. Do ndahemi njëherë e përgjithmonë nga kultura e bllokimit të bllokmenëve të rinj. Ai mendon se mund t’u thotë shqiptarëve ç’të dojë. Ai mund t’u thotë se dita është natë dhe nata është ditë. Pse dalin dy tre elementë që s’janë në parlament dhe sjellin amendamentet e turpit të dënimit kolektiv, ai kujton se ky është realiteti shqiptar. Çdo ditë që kalon, koha e tij në politikë shkurtohet. Po përgatit disfatën më të thellë që ka njohur një njeri në 22 vitet e fundit. E paimagjinueshme të ngrihet njeriu në prag të javës së vendimit dhe të bllokojë me radhë ato që në njëfarë mënyre po ecnin. Doli ashtu siç është.”

Të gjitha këto pra i ka thënë në një mbledhje të qeverisë. Kjo është e turpshme, pasi aty është për të qeverisur shqiptarët e jo për t’u marrë me makthet e veta. Por ai e ka bërë udhë këtë punë. Është i vetmi kreministër që merret me kundërshtarin e vet në mbledhje të qeverisë.

M.N.

Comments

Submitted by Blerim (not verified) on

Me vjen keq z.Nano, por tashme nuk eshte normale te thuash se Saliu eshte tuhaf dhe veprimi i tij i turpshem, meqe merret me makthet e tij ne mbledhjet e qeverise, e cila duhet te na qeverise.

Asnje nga bemat prej marroku nuk mund ta beje me turpe Sali Berishen, as nje fjale e shqipes nuk mund ta beje te permbahet, asnje ligj nuk mund ta kufizoje per te shperdoruar, vjedhur e vrare,  asnje gjykate ne Shqiperi nuk mund ta fajesoje me vendim ate dhe askend nga ata qe i sherbejne atij.

Te shpetoje shoqeria shqiptare prej marrinave te tij duhet te veprojne amerikanet. Le ta tregojne veten ne  qoftese jane miq te sinqerte te ketij populli. Ne te kundert ky vend do renohet me keq se ne 97-n.

Submitted by zeneli (not verified) on

Kryeministri i Shqiperise i zgjedhur me VOTA te Shqiptareve patjeter duhet te merret me hallet e Shqiptareve dhe mos beni sikur nuk e dini se nje nga kryehallet e kryebelate qe i ka zene Shqiptaret eshte pikerisht EDVIN RAMA.

Po nuk do ishte aq kryehall e kryebela ne se ky kryedjall do ishte i vetem.

Problemi eshte se ky krybllokqen eshte kapo i nje armate te fuqishme gangsteresh hajdutesh banditesh vrasesish e hileqaresh te sofistikuar.

Eshte krejtesisht normalitet qe Profesori i nderuar Berisha te merret me kte semundje te tmerrshme qe po ja  pengon Riten e ecjen perpara Shqiperise sic eshte Edvini me mizerin e tije  te frikshme.

Bile pak po merret.

Submitted by qyfli (not verified) on

E more Zenel vellai.Nuk na e kane lene kumandarin tone te qete asnjehere  ata bllokqenet e mallekuar.Me shume armiq kundershtare eshte perballuar profesori gjate ketyre njezet viteve te fundit.Ne fillim patem Ramiz Aline.Shyqyr zotit e hoqem qafe  fale punes te palodhur te profesor Berishes.Posi ore kur thame se shpetuam nga komunistet ne del bllokqeni tjeter Tosi , tosi i Thanasit ore.Po fale largpamesise se profesorit dhe antikomunizmit te lindur te tij ja treguam vendin ketij bllokqeni duke e futur ne burg se vodhi ndihmat e Pekikanit.E po shpetuam thame.E po çe pyet u versulen bllokqenet prape me piramidat qe na krijuan na sollen rebelimin komunist te 97  dhe me parlamentin e kallashnikoveve na prishen demokracine ne Shqiperi,na nxoren dhe bllokqenin na burgu.Ju deshy tete vjet profesorit ne opozite aktive(bile dhe shume paqesore si ajo e 14 shtatorit) per te vendosur demokracine e vertete.E çmontuam me voten e lire bllokqenin Nano.E nxorem dhe ne pension politik bile.Po pse mbarohen bllokqenet?Na del Edvini i Kristaqit te Rames.Po profesori ka per ta mundur dhe kete bllokqen me gangstere te sofistikuar,ka per ti sjelle disfaten me te turpshme qe ka pesuar ndonjehere pas asaj te tete majit.Po a dine keta zoterinj se populli me voten e lire i ka ndeshkuar ne menyren me te turpshme?Po si ore kemi njezet vjet dhe na dalin ne skene lloj lloj bllokqenesh.Mundim njerin na del tjetri me i keq se i pari.Po jo mor Zenel se doktorrri yne nuk ka per ti lene te livadhisin si te duan ata ne kundershtim me voten e lire.Po nuk po na lene te shikojme hallet e popullit ore zoterinj.Po kur do te shpetojme nga ky Edvini mor zoterinj.Nuk po na le te bejme reformat.Kemi njezet vjet vetem sherr politik per pushtet bejne po keta nuk mbarohenor zoterinj se nderohen gjoja bejne zgjedhje te lira te forumeve te tyre partiake.Njezet vjet sherr politik ne njeren ane -doktorri- me votat e lira qe i numuroi Ristani mu perpara televizorit dhe ne anen tjeter sherrexhinjte- Ramizi,Nanoja e me radhe Edvini.Pandaj ti leme reformat se pa dhene disfaten perfundimtare per Edvinin nuk mund te ecim perpara me reformat.E mor Zenel do ja dale doktori, ke per te pare.

Submitted by qyfli (not verified) on

Oups me rreshkiti goja nga bytha e Berishes e shkruajta nje koment. Vrap te shkoj te lepij prape se ndryshe nuk me pagun me Fahriu.

Submitted by Albi (not verified) on

Kaq shpejt e harrove "Fajin e ka Saliu"?

Ketu qe te dyja anet vetem me kundershtarin merren tere kohen. Pyetja qe duhet ti besh vete eshte, e ca pastaj? As Berisha e as Rama nuk e kane paguar ndonjehere kete. Berisha ka fituar nga kjo politike kshuqe veshtire ta quash "makth". Eshte mjet per te bashkuar dhe unifikuar partine perhere, per te mbajtur te larte tensionin politik. Ne Itali quhej Strategjia e Tensionit gjate Republikes I, dhe ishte perhere e suksesshme.

Submitted by Anonim (not verified) on

Do vrase veten  nqs. i ikin deputetet  e mazhorances do marre kallashin do ja fuse vetes  por jo me

Z.Rama meshire ,jo me Z.Topi !

Submitted by Astrit Pepkola (not verified) on

Kjo eshte strategji e paramenduar. Nese vendi ka shume probleme dhe qeveria nuk eshte me ne kontroll te situates (per shume faktore) kryeministri perpiqet te heqe vemendjen nga problemet reale per te cilat eshte veshtire te fajesohet opozita, megjithe perpjekjet e ngatheta per ta bere kete ('opozita eshte shkaku qe nuk po integrohemi'). Ndersa ne nivelin polemik perballja fillon nga pozita te barabarta (dmth "pallavrat e mia kunder pallavrave te tjetrit").

Sinqerisht mendoj se nuk eshte rasti qe ndokush te merret me keto marezira por te perqendrojme debatin mbi faktet dhe mbi gjendjen reale te vendit, per te cilen ka pergjegjesi reale qe duhen mbajtur nga dikush. Dhe te peqpiqemi te gjejme se te kujt jane.

Submitted by i (not verified) on

a mer zoti.Nano , te ishte per Edi Ramen dhe 100 vjet te tjera do ishte kryeminster Saliu (po te kishte mundesi te jetonte aq gjate)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.