Berisha: Opozita po bllokon integrimin; por shpresë mbetet fitorja e PD-së në 2013

Postuar në 28 Shkurt, 2012 12:41

Po ju japim dy deklarata të ditës së sotme, ballafaqimi i të cilave është interesant. Stefan Fule, komisioneri i Zgjerimit në BE, thotë (marrë nga balkanweb-i): “Shqipëria do të fitojë statusin e vendit kandidat për në BE vetëm pasi të ketë plotësuar 12 rekomandimet kyçe të përcaktuara nga Komisioni Europian. Kur të kemi informacione se Shqipëria i ka përmbushur këto kritere atëherë do t’i raportojmë Këshillit Europian dhe do bëjmë rekomandimet adekuate për hapin e radhës”.

Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë, thotë (marrë nga balkanweb-i): “Edi Rama bllokoi reformat. Nuk shoh asnjë zgjidhje tjetër veç zgjedhjeve të 2013, statusi kandidat për vitin 2012 është i bllokuar. Shpresë mbetet viti 2013”.

Përfundimi? Hajt se po gëlltisim që plotësimi i 12 rekomandimeve qënka në dorë të opozitës, por puna është se si t’ia bëjmë që të gëlltisim tjetrën, dmth që një fitore tjetër e Berishës në vitin 2013 na ndihmon në plotësimin e këtyre 12 rekomandimeve.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Aulin (not verified) on

<p>Nje mesim nga Serbia.</p><p>Serbine e pengonte Kosova per te marre statutin e kandidatit. Mirpo me marreveshjen e fundit ajo arriti nje kompromis dhe te pranoje me gjysem zeri njohjen e Kosoves. Po ne çfare na pengon...?</p><p>E di, imagjinoj se i keni bere gati formatet A4 per tu shkrehur , dikush kundra opozites, dikush kundra Berishes si gjithnje siç e kemi zakon kur kjo te ndodhe qe Serbia ta shohe veten ne Be. E ne, kush e di, ne çfare frontesh te reja do te jeni akoma, duke kerkuar llogari e qare per kohen e humbur.</p>

Submitted by arvanites (not verified) on

<p>Vetem ne Shqiperi Deshtimet e qeverise i faturohen opozites. Mbase jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Siri. O Zenel nuk ta vonon njeri statusin e kandidatit vetem per faj te opozites. Edhe ti madje nuk me dukesh kaq budall sa te besosh kete sepse Sala qe e thote e&nbsp;ke te sigurt qe nuk e beson.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.