Gjergj Bojaxhi: Nëse vijohet me këtë qeverisje, s’kam se ç’të bëj në PD

Në programin Prizëm të gazetarit Aleksandër Furxhi ish ftuar, mes të tjerëve, dhe Gjergj Bojaxhi, i cili saktësoi lajmet e dala lidhur me një ftohje të tijën me PD-në. Por fillimisht ai gjeti rast “të heqë dorë” nga gara për të kapur kreun e shtetit, ku e kanë futur, me sa duket pa dijeninë e tij, krerët e Lëvizjes Kuqezi. "Kushtetuta nuk më lejon, për shkak të moshës, të kandidoj për një post të tillë kështu që është diçka praktikisht e pamundur", tha në thelb ai.
Lidhur me pandehmat mbi largimin nga PD-ja e afrimin me parti të tjera të sapo krijuara, apo në krijim e sipër, ai nuk tha ndonjë gjë të re. Theksoi kritikat ndaj PD-së e maxhorancës, dhe largimin prej saj e la të hapur. "Nëse nuk shikoj asnjë lloj tendence, dëshire apo reagimi për t’u kthyer mbrapsht nga ky model me të cilin Shqipëria po qeveriset sot, atëherë jam unë i detyruar të gjej një platformë tjetër politike", tha Bojaxhi, i cili ka mbajtur gjithë kohën një profil të fortë teknik e institucional e një profil të ulët politik
E.G.
Add new comment