Ka deputetë të PD-së që do hidhen me Topin?

E përditshmja shqiptarja.com flet për takime intensive të nismëtarëve të partisë së Topit (i mbeti emri partia e Topit) me deputetë të maxhorancës. Nuk jepen burime dhe prova që të konfirmojnë këto takime, por përmenden emra. Sipas gazetarit Jakin Marena, janë bërë takime me deputetët e Dibrës, Sherefedin Shehun dhe Selami Xhepën, me ata të Vlorës Leonard Demin e Kreshnik Çipin, me ata të Beratit Mehmet Xhekën e Lefter Maliqin, me atë të Lezhës Mark Markun, me atë të Tiranës Lejla Përnaskën, etj.
Burime që janë afër presidentit Topi thonë për respublica-n se takime të tilla nuk kanë ndodhur. Sipas tyre, bëhet fjalë për një spekullim mediatik. Lihet të kuptohet, se me ndonjërin ssyresh ka patur kontakte, por emrat e tjerë janë përfshirë pa asnjë arsye. Në fakt, në të njëjtën faqe të shqiptares.com, ku jepet infomacioni i mësipërm, jepet dhe një prononcim i Selami Xhepës, i cili, jo vetëm mohon takime të tilla, por shkon dhe më tej. “Nuk kam ndërmend kurrë të largohem nga PD-ja”, thotë ai.
Re.Pu.
Comments
Eshte e vertete qe shpresa

Eshte e vertete qe shpresa vdes e fundit. Shqiptaret shpresojne se Salen do e rrezoje Partia e Topit, Partia e Spahiut ose mase Meta do bashkohet me Ramen. Ka vetem nje menyre per rrezimin e Sales nga pushteti dhe ajo eshte menyra me te cilen rrezohet cdo diktator. Protesta popullore te pershkallezuara.

Jam dakort me ty per menyren

Jam dakort me ty per menyren se si duhet hedhur. Dhe pikerisht se PS u terhoq nga kjo menyre, mbaj nje shprese edhe nga ndonje parti e re.

Tani, protestat popullore nuk

Tani, protestat popullore nuk duhet te thirren nga asnje parti, ato duhet te vijne si rezultat i revoltes se brendshme te popullit. Nqs nje parti therret protesta atehere Sala e ka shume kollaj diten tjeter therret ai nje kunder proteste kur rregullisht do marri pjese gjitha adiministrata dhe familjaret e tyre.

Dhe e fundit, kur PS theriste protestat e perditshme, ne shesh nuk ishin me shume se nje mije veta, me sa duket shqiptareve po nuk i vajti thika ne kocke nuk grihen.

Arvanitas, eshte e vertete se

Arvanitas,

eshte e vertete se PS-se nuk i dolen shume njerez. Por per kete une i ve faj PS-se dhe jo njerezve. Kur takon njerez neper kafe (dhe une takoj shpesh dhe flas me to, dhe i degjoj) le te themi qe nje 80% shprehin pakenaqesi hapur ndaj PD-se dhe ne vecanti Sales dhe klanit te tij. Por jo aq shume mbeshtesin PS-ne. Nje prej arsyeve qe japin eshte e shumenjohura: te tere njesoj jane. Dhe e perditshmja shqiptare u jep te drejte: marrim diten e sotme, Saimir Tahir ben gare me Ilir Zelen, pasi ka kryesur Tiranen per 6-7 muaj rrjesht. Te duket gare ty kjo? Kjo eshte tallje me Ilir Zelen, me PS-ne, dhe me qytetarin socialist. Sepse Tahiri ka pasur fuqine per 6 muaj rrjesht, dhe kuptohet qe ka influencuar pamase procesin. Dhe Edi ka edhe kurajo e del thote qe jane model per Shqiperine. Kesaj i thone, e vendosim Edin kryeminister per ca muaj, dhe pastaj bejme zgjedhje, mundesisht pasi te kete nderruar te tere elementet kyq te procesit zgjedhor. A nuk po i ankohemi per kete Saliut?

Kthehemi tek protestat. PS duhet te denoncoje cdo fenomen antiligjor qe kryen PD me qeverisjen e saj. Duhet te trajtoje te tere problemet e medha qe i vuan populli ne kete moment, duke filluar me krizen e konsumit (paret ne xhep) dhe krizen e besimit. Dhe duhet te jape programin e saj konkret (jo me lloqe) per zgjidhjen e ketyre problemeve. Mundesisht jo si kane bere deri me sot. Po te luajne rolin e tyre sakte, ta keshe te sigurte qe njerezit do te ngrihen.

Ka plot raste ne historine e njerezimit qe ilustrojne ate cka po them me larte, jo se po kam nevoje per mbeshtetje por thjesht per ta inkuadruar ne nje aspekt historiko-social :)

Lenini qe arriti te beje nje revolucion aspak te vogel, nisi te shkruaje per problemet e kombit rus qe me 1901 ne Zvicer. Iu deshen 16 vjet per te ngritur popullin, dhe kjo prape me ndihmen e disa rastesive. Gjate ketyre 16 vjeteve Rusia kaloi periudha shume te veshtira se keto qe ne kalojme sot: se pari lufta Ruso-Japoneze rreth 1905, dhe lufta e pare boterore. Ne te dyja keto raste populli rus vuajti pa mas.

Me 1968, ne majin e famshem, Franca gjendej ne kaos. Ne vecanti Parisi. President ishte De Gaulle, kryeminister ishte Pompidou. Protestat po kryeshin nga dy kategori: studentet dhe punetoret, te pabashkuar dhe kryesisht te majte. Nderkohe qe populli i djathte parizien nuk po reagonte. Pompidou kishte pershtypje qe jo i tere populli po e perkrahte tentativen per revolucion qe po ndodhte. Dhe cdo dite, ne mengjesin e Parisit, dergonte disa keshilltare te tij, midis te cileve kryeministrin e ardhshem Balladour, per te folur me njerezit ne Paris, kryesisht rreth qendres, per te matur pulsin. Dhe ata i tregonin qe jo pak njerez ishin shume te revoltuar me protestat qe po kryheshin edhe ne emer te tyre. Pompidou krijoi bindjen se revolucioni mund te ndalohej dhe se mund te perdorte popullin e djathte per kete qellim. Por De Gaulle nuk e degjonte. Ai ishte pesimist. Me 29 maj De Gaulle largohet nga Parisi pa njoftuar askend. Pompidou acarohet dhe informohet se ku ndodhet De Gaulle. Ai kishte shkuar ne nje rezerve franceze ne Gjermani, ne Baden-Baden, ku po takohej me gjeneral Massu, shefi i ushtrise franceze. Ky i jep kurajo dhe i thote te kthehet ne Paris. Nderkohe kryeministri Pompidou e kupton rastin e arte qe i kishte ardhur ne dore, dhe nxjerr lajmin neper oborret pariziene qe De Gaulle ka shkuar te kerkoje ndihmen e ushtrise per te shtypur protestat. Te nesermen nje miting paqesor prej 800.000 njerezish behet ne Paris, te tere kundra protestave te komunisteve. Me kaq mbyllet ai revolucion. Dhe muaj me vone Pompidou fiton zgjedhjet dhe behet President.

Jane dy raste te shekullit te kaluar qe tregojne qarte se sa te paparashikueshem jane revolucionet. Ky rasti i dyte ngjan shume me shkurtin 1997 shqiptar qe mund te kishte qene. Sa per te treguar qe ne s'mund te dime se si do te shkojne punet. Mund te shkojne mire ose keq. Por Edi Rama, i cili pretendon fronin, duhet te veje PS-ne ne levizje kundra PD-se se sotme dhe Saliut. Ose ta thote burrerisht dhe shqip qe s'ka kellqe, dhe te vazhdojne te tjere kete proces. Dhe te jesh i qete qe ka te tjere, por jane te gjithe pengje te Edvinit. Ashtu si une qe flas ne keto rrjeshta, qe Edvinistat nuk me lene gje pa me share.

Ciao!

Add new comment