Vetëgjyqësia, mjeti i fundit i të dënuarve politikë nga regjimi komunist

Postuar në 06 Mars, 2012 03:58

Në fillimet e Partisë Demokratike, të dënuarit politikë nga regjimi komunist dhe të persekutuarit prej tij, në përgjithësi, nuk shiheshin me sy të mirë nga Berisha. Por kur ai kuptoi se kjo shtresë sociale prodhonte një sasi të konsiderueshme votash të qëndrueshme, filloi t’i afronte njerëzit e kësaj shtrese. Në kryesinë e PD-së u futën njerëz që kishin kaluar vite në burgjet dhe internimet komuniste. Do të kalonin disa vjet dhe të dënuarit politikë nga regjimi komunist dhe të persekutuarit prej tij do të futeshin në grevë urie për dëmshpërblimet dhe rehabilitimin që u kishte premtuar Berisha, por që nuk ishte materializuar. Dhe Berisha i nxorri nga greva e urisë me shkopat e gomës së forcave speciale të tij (në vitin 1994). Që atëhere, marrëdhënia mes Berishës dhe të dënuarve politikë nga regjimi komunist ka qenë gjithnjë e acaruar, por pa arritur në divorc të plotë. Aktet e fundit të vetëgjyqësisë së Gjergj Ndrecës, i dënuari politik nga regjimi komunist që u bë i famshëm për sulmet mbi disa zyrtarë të lartë të PD-së, janë një tregues se pika e divorcit të plotë mes Berishës dhe kësaj shtrese po afron.

Panorama raporton se, pas deklarimeve të Ndrecës se të enjten do godasë një ministër, ai është shoqëruar në komisariat, ku është marrë në pyetje. Siç raporton Panorama, në komisariat ai ka deklaruar se politikanët tani e tutje duhet të kenë kujdes. “Asnjë pyetje nuk më është bërë në lidhje me incidentet e mëparshme dhe nuk është e vërtetë që jam shoqëruar për detyrim paraqitje, sipas vendimit të gjykatës. Orari që më ka vënë gjykata është e vërtetë që është çdo të hënë, por në orën 12:00. Ndërsa në komisariat më kanë telefonuar në orën 6:00 të mëngjesit, aq sa m'u trembën edhe fëmijët. Kur u futa në komisariat më vunë përpara gazetën Panorama dhe nisën të më bëjnë pyetje rreth intervistës. U thashë disa herë që u përmbahem deklarimeve të mia, por u kërkova që të shënojnë edhe diçka tjetër: deri tani i kemi ofenduar politikanët, u kemi dhënë ndonjë grusht. Por tani e tutje të kenë kujdes pasi do t’i vrasim. Do të marrin plumbin në ballë dhe funeralet do të kenë punë për 140 ditë,” ka thënë Ndreca.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by hapi (not verified) on

Nuk habitem fare me vetegjyqesine qe kerkon te bejne te perndjekurit. Kjo ndodh kur njeriu nuk ka besim te gjykatat dhe te drejtesia e vendit.

Kush mbjell kaos e percarje nder njerez sic ben politika shqiptare, kaos do te korre.

Po te ishim nje shoqeri e shendetshme dhe solidare te perndjekurit do te kishin marre nje kompensim per vuajtjet ne kohe te diktatures. Meqe e kemi mendjen te fitimi per vete e per te tjeret te behet belaja dhe te perndjekurit e marrin ne dore vete hallin e tyre.

C'ka me ben pershtypje eshte solidariteti midis tyre dhe se njeriu duhet te arrije ne kercenime me vrasje per te terhequr vemendjen e shoqerise (dhe te medias).

Submitted by Astrit (not verified) on

Grushtat, fyerjet apo kercenimet per vrasje qe vijne nga ana e nje ish-te perndjekuri prej regjimit komunist, nuk jan aspak me te mira se shkopinjte e gomes qe perdori kunder tyre regjimi i z. Berisha me 1994.

Pavaresisht motiveve (te drejta apo te shtrembra) per perdorimin e kesaj dhune, pa u interesuar fare se sa mund ta kene bere apo jo hak kete viktimat e kesaj dhune, keto jane akte anormale dhe duhen denuar ne rradhe te pare nga media me prirje liberale si Respublica. Le te simpatizojme sa te duam me kauzen e ketyre njerezve, qe kane vuajtur vertet shume. Por le te denojme dhunen gratuite pavaresisht se kush e ushtron ate.

Kush jane njerezit qe kane atribute te vendosin se cili duhet futur ne listen e njerezve qe meritojne te goditen me grusht apo te vriten? Kush me garanton mua se neser nuk do te futem edhe une ne saje te mendimit subjektiv te ndonje njeriu, perndjekes apo te perndjekur, ne listen e njerezve qe meritojne ndeshkim?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.