Të gjithë të shqetësuar nga Aleanca Kuqezi

Aleanca Kuqezi ka qenë kohët e fundit mjaft e pranishme në skenën mediatike, dhe shumëkush është bindur tanimë se ata, në funksion elektoral, kanë fituar ca kuota. Por janë dhe partitë ekzistuese politike që po bëjnë çmos ta faktorizojnë këtë lëvizje. Berisha ndërmori një sulm disajavor kundër tyre, të finalizuar me ngritjen e një komisioni parlamentar për të hetuar Spahiun si zv.kryetar të KLD-së. Rama i ka përmendur më shumë se një herë kuqezinjtë, me synimin për të denoncuar qasjen e tyre. Dhe i fundit është Meta, që shfaqet i shqetësuar nga ‘ideologjia’ e tyre. “Ka këtu përpjekje për të nxitur një frymë nacionaliste, ekstremiste dhe ksenofobie ndaj fqinjëve”, tha ai sot. Nuk i përmendi me emër, por u mor vesh që me ata e kish. Megjithatë, e qetësoi audiencën: “[ata] nuk përbëjnë një shqetësim serioz, ngaqë nuk gëzojnë asnjë lloj mbështetjeje në opinionin publik; orientimi i qytetarëve shqiptarë është shumë i qartë dhe shumë pragmatik [në favor të integrimit].”
Re.Pu.
Comments
Shpresoj qe kjo frika e

Shpresoj qe kjo frika e feudo-bajraktareve te kleptobandave, e shfaqur si sulme denigruese dhe komente shperfillese ndaj AKZ, te jete e bazuar ne nje realitet ku pjellat antishqiptare e bastarde te PPSH-se margjinalizohen deri ne zhdukje fare nga fusha politikes shqiptare.

mire akz-ja jeni ne rruge te

mire akz-ja jeni ne rruge te mbare.jeniceret po e ndjejne friken. njerezit me minimum dinjiteti jane me ju.

Me mire te votosh 'Ali

Me mire te votosh 'Ali Baba-n' se ka vetem 40-te hajdute!!!

Per inat te sime vjerre shkoj

Per inat te sime vjerre shkoj e fle me mullixhine! Shume veta mund ta votojne AKZ per sport, ose vetem per inat te politikes aktuale. Ne fakt ka ardhur koha te bejme pak gallate me politikanet tane!

Si nukë kanë turpë medjat që

Si nukë kanë turpë medjat që e nxerin në për gazetë dhe në TV këtë këtë fytyrë që nuk ndjenë se çështë turpi dhe nuk ka nevojë populli për politikanë sharlatanë prandajë këta tipa duhet ti fshijë një herë e mirë

Normale qe shqetesohen. U

Normale qe shqetesohen. U shtua nje karrige dhe nje luge ne sofren Shqiptare.

Vetem LSI-ne qe nuk shqeteson

Vetem LSI-ne qe nuk shqeteson AKZ...perkundrazi

Add new comment