Saimir Tahiri nuk tërhiqet nga akuzat në adresë të fëmijëve “Berisha”

Fëmijët e Sali Berishës kanë hedhur në gjyq për shpifje (kjo është çudi më vete: të të padisin fëmijët e Sali Berishës për shpifje!!!) Saimir Tahirin, dhe ky i fundit nuk është tërhequr asnjë centimetër në seancën e sotme gjyqësore. Ai u ka qëndruar akuzave se shtetasit Argita e Shkëlzen Berisha, alias fëmijët e kryeministrit të vendit, janë të korruptuar, dhe për këtë ka sjellë përpara trupit gjykues ato që ai i quan prova:
1. Administrimi nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë me cilësinë e provës nga Gjykata të Deklaratës së Pasurisë së shtetases Argita Sali Berisha, dhe përkatësisht deklaratën e pasurisë për vitin 2004, 2005, 2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011.
2. Ekstrakti historik nga Regjistri i QKR-së për firmën “Malltezi dhe Kola” nga data e regjistrimit për herë të parë e deri sot.
3. Të dhënat për pagesën tatimore nga Drejtoria e Tatim Taksave, Tiranë, për studion “Malltezi dhe Kola” nga fillimi i ushtrimit të aktivitetit deri më sot.
4. Të dhëna mbi transaksionin mbi pasurinë e paluajtshme nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës për tokën në Porto Romano, mbi të cilën ka një studim për ndërtim të termocentralit Porto Romano.
6. Studimi dhe miratimi i planit për ndërtimin e parkut industrial nga qeveria shqiptare në Porto Romano, dosje e plotë, siç është miratuar
7. Studimi i KESH-it dhe dosja e plotë për ndërtimin e termocentralit në Porto Romano dhe, eventualisht nëse ka, për parkun industrial.
8. Letërkëmbimi elektronik dhe postar ndërmjet studios ligjore “Malltezi dhe Kola” dhe shtetasit Zafar Asnar, biznesmeni që kemi mësuar se ka pasur një marrëdhënie konsulence me këtë studio.
9. Administrimi nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë me cilësinë e provën nga Gjykata të Deklaratës së Pasurisë së shtetases Shkelzen Sali Berisha, dhe përkatësisht deklaratën e pasurisë për vitin 2004, 2005, 2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011
10. Ekstrakti historik nga Regjistri i QKR për firmën e ndërmjetësimit të Shkëlzen Sali Berishës nga data e regjistrimit për herë të parë e deri sot.
11. Të dhënat për pagesën tatimore nga Drejtoria e Tatim Taksave, Tiranë, për këtë firmë nga fillimi i ushtrimit të aktivitetit deri më sot.
12. Dosjen e plotë nga gjykata meqë është marrë vendimi ose nga prokuroria, të cështjes së ashtuquajtur “Gërdeci”, dhe veçanërisht:
a. Regjistrin e hyrje daljeve të ministrisë së mbrojtjes dhe ministrisë së drejtësisë ku pasqyrohen hyrje daljet e Shkëlzen Sali Berishës në këto ministri përpara se të merrte vendim këshilli i ministrave për demontimin e armëve në Gërdec.
b. Tabulatet telefonike të shtetasit Mihal Delijorgji dhe Fatmir Mediu në lidhje me telefonatat në drejtim të Shkëlzen Berishës para dhe pas tragjedisë të Gërdecit, dhe veçanërisht ditën që ndodhi shpërthimi në Gërdec
c. Shkresën e firmosur nga Ministri i Drejtësisë i asaj kohe, z. Aldo Bumçi, me mbishkrimin “për Z. Shkëlzen Berisha”, drejtuar Ministrit të Mbrojtjes së asaj kohe, z. Fatmir Mediu
d. Mediat e shkruara në të cilat pasqyrohen kabllogramet e një ambasade të huaj këtu në Tiranë, dhe veçanërisht, dëshmia e ish Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare të asaj kohe, Z. Luan Hoxha
Si dhe të thirren në cilësinë e dëshmitarit shtetasit:
1. Argita Berisha
2. Flutura Kola
3. Damir Fazllic
4. Zafar Asnar
5. Shkëlzen Berisha
6. Rrahman Selmanllari
7. Mihal Delijorgji
8. Fatmir Mediu
9. Aldo Bumçi
10. Viktor Gumi
11. Luan Hoxha
Re.Pu.
Add new comment