Një lajm i mirë nga bashkia e Tiranës, por ….

Postuar në 12 Mars, 2012 11:50

Më në fund, bashkia e Tiranës shfaqet me një projekt konkret. Është fjala për një parkim nëntokësor prej 9 mijë metra katrorësh në sheshin ‘Italia’, që është dhënë për t’u ndërtuar me koncesion. Parkimi do të ketë një mijë vende, dhe do të fillojë të jetë i shfrytëzueshëm si sot vitin tjetër. Është një zhvillim i shumëpritur në Tiranën e sotme, ku parkimin e kanë të sigurtë vetëm pushtetarët dhe rrugaçët metropolitanë të lidhur me policinë. Parkime të tilla do të shërbejnë si valvola shkarkimi për trafikun tejet të rënduar, që në orë të caktuara të ditës bllokon gati krejt jetën në kryeqytet. Shkurt, lajm i mirë.

Dy gjëra të bezdisnin, megjithatë, në momentin që u përurua kjo marrëdhënie koncesionare. 1. Lulzim Basha që fliste sikur të bëhej fjalë për ndonjë kantier gjigand, që do u hapka me këtë rast. “[Është] një investim që do të tërheqë pas vetes shumë e shumë miliona euro të tjerë dhe do të hapë me mijëra vende pune për qytetin gjatë ndërtimit dhe natyrisht pas ndërtimit do të jetë një front pune i ri në kryeqytet”, tha ai me ton hiperbolik. Se ç’lidhje ka ky investim me miliona euro të tjerë e me mijra (mijra?) vende pune, vetëm Basha e di; dhe 2. Biznesmeni që e mori këtë koncesion, me emrin Bashkim Ulaj, tha me këtë rast: “Ju falenderoj [zoti Basha] se jeni në vazhdimësi të premtimeve që ju keni dhënë që në momentin e fushatës”. Çfarë biznesmeni! Se ç’i duhet këtij me premtimet e fushatës, një dreq e di.

M.N.

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

Tani kjo Mustafa duhet pare ne sensin pozitiv dihet gjithandej qe keshtu behen gjerat......edhe Rama po erdhi kryeminister do u japi biznesve qe ka prane koncesione te tilla qellimi eshte te behen disa gjera te sakta qe ta hapen vende pune kuptohet do hapi sepse do filloje ndertimi dhe me vone edhe mirembajtja etj.....si keto...

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Do ta shikojme per nje kohe te gjate kete karagjozllek te Lulit...
kjo e parkimt eshte projekt i diskutuar dhe i kerkuar prej disa vitesh
nga privatet dhe bashkia...ky dhe parkimi nentokesor tek Taivani...
porsi shume gjera nuk i lejoi SaliBeu...kete rast e di mire pasi
kam diskutuar me kolege dhe per zgjidhjet teknike te tij...
Eshte shume trishtuese qe Ylli ne Ngjitje eshte nje konformist
medioker me seder inegzistente...
Mustafa, mire do ishte qe lajme te tilla ti ngjyrosesh pak me shume...

Submitted by reformer (not verified) on

Nuk ke si ta marresh ne sensin pozitiv, pervecse duke pranuar se biznesmeni ne fjale eshte ose pak tuaf ose teper i zellshem, por eshte e vertete qe ai thote te vetmen gje qe s'duhet te thote. Te pakten sa per sy e faqe. Dhe sigurisht nuk ndodh kudo keshtu, ashtu sikurse nuk vriten njerzit si qen ne rruge pse protestojne...

Submitted by Shqiptari (not verified) on

Muci po si nuk paska lidhje. Parkimet te gjitha do jene me pagese. Pse pretendon qe do jene Freeeeeeeee?!

Submitted by Alban (not verified) on

O Muc te ta them shkoqur? Ju gazetaret shqiptar nuk keni reputacion me te mire se politikanet. Te paket jane ata gazetar profesioniste dhe serioze por ceshte e verteta te tille jane edhe ca politikane. Nuk dua te zgjatem me kritika te detajuara sepse duan kohe dhe nge te shkruhen te gjitha. Por me pak fjale dua te ve theksin tek fakti qe e gjithe shoqeria shqiptare eshte fajtore per gjendjen e krijuar dhe Ju si de facto pushteti i katert (per mendimin tim me i rendesishmi, pavaresisht se smund te duket ashtu per shumkend) jeni pergjegjesi kryesore pse Sali Berisha eshte akoma ne pushtet.. (nese kjo nuk ju duket aspak gje e keqe atehere terheq cdo gje qe kam thene me lart).

Submitted by ajsberg (not verified) on

Na u trash dhe lekura tani : Bezdisjet jane te zakonshme ne keto ane, pasi deklaratat jane vetem per konsum 'gabi'. Fati yne: Sa here 'gabi' hap thes te ri fillon e reklamon qe jane veshjet 'me te bukura ne bote, qe po t'i blesh do te zgjidhesh hallet per jete, qe ne perpjekje 'titanike' per interesat e komunitetit, 'eureka'...'. Keto ne kohen e prezantimit te projekteve, ndersa ne kohen e zbatimit te tyre do te dali ndonje 'ferr' si opozita gjate rruges qe do pengoje apo deformoje. Keshtuqe neve na eshte kalitur durimi i pritjes, le te presim, se mbase do te kryhet si puna e zhdemtimit te te denuarve politike qe do ta marrin ata qe jane '85 vjec e lart'...Ah maskarade shqiptare, nga maskarenje me ADN jo tamam shqiptare...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.