Referendumi për plehrat, më shumë se 61 mijë firma shkojnë tek Ristani

Postuar në 13 Mars, 2012 07:09

Aleanca Kundër Importit të Plehrave dërgoi sot në Komisionin Qendrore të Zgjedhjeve kërkesën për zhvillimin e referendumit e shoqëruar nga plot 61 859 firma. Tani është KQZ-ja ajo që do të vendos nëse do ta marrë ose jo parasysh këtë kërkesë.

Kultura e referendumit është e varfër në Shqipëri, ku gjatë dy dekadave të fundit janë zhvilluar vetëm dy të tillë, dhe të dy kanë qenë me sfond politik, ai për Kushtetutën në vitin 1994 dhe serish në vitin 1998. KQZ-ja ka në dorë tani sërish një kërkesë, të iniciuar nga qytetarët, të cilët nuk besojnë në aftësinë e qeverisë për të kontrolluar futjen e mbetjeve qoftë edhe për qëllime “të mira” në vend siç do të ishte riciklimi i tyre apo jo. Por në sfond ka hije dyshimi, prandaj edhe AKIP ka mbledhur rreth 12 mijë firma më shumë nga 50 mijë që është kushti për të kërkuar zhvillimin e një referendumi.

 

S.E.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.