Ambasadori italian zgjedh tone të kujdesshme për të folur për momentin presidencial

Postuar në 17 Mars, 2012 04:12

Një nga pengesat e forta që do të hasë maxhoranca lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri (nëse do t’i mbahet zotimit për të zgjedhur “një të vetin”), do të jenë ambasadorët. Ata janë rreshtuar pothuaj të gjithë në favor të një zgjedhjeje në përputhje me frymën e kushtetutës, dmth një figurë që do ta ketë të lehtë të shndërrohet në një simbol të unitetit nacional. Kjo do të ishte dhe një mënyrë për të balancuar në një farë mënyre – s’ka gjë se ata nuk e bëjnë publik këtë shqetësim – kontrollin e pushtetit mbi institucionet kryesore të vendit. Ka folur ambasadori i OSBE-së, i BE-së, ai amerikan, ajo gjermane, ajo britanike, dhe së fundmi, pikërisht dje, është bërë i gjallë dhe ambasadori italian, Massimo Gaiani. Ky i fundit ka folur për televizionin AS në stilin e ambasadorëve italianë që, për shkak të skrupujve që burojnë nga një traditë marrëdhëniesh e nga komplekset e fqinjit gjeografik, nuk çalltisin me qëndrime të qarta në favor të palëve. “Presidenti është një figurë që siguron përfaqësimin e vendit, dhe ka funksione shumë delikate. Uroj të zgjidhni figurën më të mirë për këtë funksion të lartë”, tha ai, duke u përpjekur ta maskojë solidarizimin me kolegët e tjerë diplomatë.

Re.Pu.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.