Arkiv-Lajme

Gay-të duhet t’i bëjnë hesapet mirë me një shoqëri thellësisht reaksionare

Postuar në 24 Mars, 2012 07:39

Lidhur me aktivitetin Gay Parade, ka ndërhyrë Dom Gjergj Meta, Zëdhënës i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë. Qëndrimi i tij është korrekt, pasi thekson që “Kisha katolike është kundër çdo lloj forme diskriminimi përfshi edhe kundër diskriminimit për shkak të orientimit seksual”, por – dhe këtu është hera e një ‘por’-i doktrinor – “këto lloj prirjeje dëmtojnë rendin natyror apo moralin shoqëror për Kishën katolike janë të gabuara”.

Kosovë-Shqipëri, “beteja” e radhës për pataten

Postuar në 24 Mars, 2012 06:17

Ka më shumë se dy vjet që Shqipëria dhe Kosova “grinden” për çështjen e çmimeve të referencës që vendi ynë aplikon në doganë mbi patatet që importohen nga Kosova. Debati filloi sërish, pas një proteste të zhvilluar dje nga Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës dhe prodhuesit e patates, të cilën madje bllokuan edhe rrugën Prishtinë-Mitrovicë për disa orë.

Xhelal Staravecka ‘dëshmon’ para gjyqit të historisë

Postuar në 24 Mars, 2012 04:36

Këto ditë, më 22 mars, u mbushën 100 vjet nga data e lindjes së Xhelal Staraveckës, këtij personazhi interesant të historisë së Shqipërisë, protagonist i padiskutueshëm i periudhës 1930-1945 (por edhe më pas, derisa ndërroi jetë në Paris në vitin 1975).

Një rrëfenjë me gjyqtarë shqiptarë dhe me do skandinavë

Postuar në 24 Mars, 2012 03:43

Fabula është kjo (e marrë nga gazeta Tema): katër familje të huajsh, dy suedeze e dy daneze, kanë prenotuar nga një apartament në Sarandë. Bëhet fjalë për apartamente me pamje nga deti në një pallat të ndërtuar nja 150 metra larg nga bregu. Paratë janë paguar (ndoshta një pjesë) në momentin që pallatit i hidhen themelet. Por kalon ca kohë, dhe përpara këtij pallati mbin krejt papritur një pallat tjetër, 30 metra larg nga deti, që u zë pamjen.

Qeveria e superpopulluar me zv.ministra: 4 te kultura, 3 te mjedisi, …

Postuar në 24 Mars, 2012 03:24

Kabineti i Këshillit të Ministrave të Berishës ka 15 ministra, dhe …. 37 zv.ministra. Me siguri, edhe vetë Berisha s’e ka menduar ndonjëherë se kompakësia apo fuqizimi aritmetik i maxhorancës mund të arrihet thjesht e vetëm duke ofruar poste zv.ministrash. I duhen votat e një partie të re parlamentare (siç ishte kjo e çamëve)? S’ka problem, u jep do poste zv.ministrash, dhe kaq. Ka ndonjë parti të maxhorancës që hedh vickla? S’ka problem, me një zv.ministër ia mbyll gojën.

Terroristi franko-algjerian u vra, por diskutimet mbi krimet e tij po dominojnë fushatën elektorale

Postuar në 23 Mars, 2012 14:40

Autori i krimeve të bujshme në Francë, Mohammed Merah, u vra, por vijon jehona e bëmave të tij. Do të vijonte se s’bën, në fakt, por rrethanat elektorale bëjnë që diskutimet t’mos pushojnë e të jenë me tone të forta. Francezët janë duke ngritur pyetje. Pse rrethimi zgjati aq shumë, duke prodhuar një show-makth të panevojshëm, ndërkohë që i rrethuari nuk kish pengje?

Bien investimet, bizneset blejnë më pak makineri

Postuar në 23 Mars, 2012 12:32

Importet shënuan treguesit më minimal gjatë shkurtit krahasuar me fillimin e vitit të shkuar, por me shqetësues është fakti se rënia po vërehet në mallra, të cilat kanë të bëjnë me sektorë me zhvillim gjatë këtyre viteve në vend, siç janë industria edhe ndërtimi. INSTAT raporton sot se vendi ka blerë 351 milionë lekë më pak makineri dhe pjesë këmbimi gjatë janar-shkurtit 2012 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Berisha: Jam zënë me të gjithë në emër të diversitetit

Postuar në 23 Mars, 2012 10:33

Mbrëmë në studion e Fevziut ishte një ballafaqim mes gazetarit Lorenc Vangjeli dhe kryeministrit. Ishte i vetmi moment që ia vlentë të ndiqej. Por përgjigja e Berishës ishte në stilin “pyetja është e jotja, përgjigja është e imja”. Ja pasazhi:

Pyetje: Ju keni pasur marrëdhënie të tensionuara me presidentët dhe me kryeministrat Nano, Fino, Majko dhe Meta. Kam përshtypjen që keni konflikt edhe me veten. Si ka mundësi që prodhoni këtë energji të keqe dhe negative që mban të gjithë vendin në tension?

Stefan Fule e viziton Tiranën me intervista e me .... twitter

Postuar në 23 Mars, 2012 10:08

Mediat e Prishtinës njoftojnë se komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Evropian-së, Stefan Fule do të vizitojë Kosovën javën e ardhshme, ndërkaq sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj javën e ardhshme vendi do të marrë Udhërrëfyesin për liberalizim të vizave dhe konfirmimin për studimin e fizibilitetit.

Kim Mehmeti: Maqedonia po ndjek politika raciste ndaj shqiptarëve

Postuar në 23 Mars, 2012 09:06

“Bashkësia ndërkombëtare do politikanë të përdorshëm”, ka thënë shkrimtari dhe analisti Kim Mehmeti në emisionin ‘Rubikon’ të KTV-së.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme