Bien investimet, bizneset blejnë më pak makineri

Importet shënuan treguesit më minimal gjatë shkurtit krahasuar me fillimin e vitit të shkuar, por me shqetësues është fakti se rënia po vërehet në mallra, të cilat kanë të bëjnë me sektorë me zhvillim gjatë këtyre viteve në vend, siç janë industria edhe ndërtimi. INSTAT raporton sot se vendi ka blerë 351 milionë lekë më pak makineri dhe pjesë këmbimi gjatë janar-shkurtit 2012 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Por më e madhe rënia, është tek ndërtimi, i cili vazhdon tkurrjen për disa tre mujorë më radhë. INSTAT raporton se Shqipëria ka importuar gjatë dy muajve të parë të këtij viti rreth 3 miliardë lekë më pak materiale ndërtimi dhe metale krahasuar me janar-shkurtin e 2011-ës.
Të dy këto tregues, pasqyrojnë tkurrjen e investimeve dhe tek bizneset, gjë e cila kthehet më pas në më pak vende të reja pune, me pak prodhim, më pak taksa për buxhetin e shtetit, më pak investime publike, etj.
S.E.
Add new comment