Xhelal Staravecka ‘dëshmon’ para gjyqit të historisë

Postuar në 24 Mars, 2012 04:36

Këto ditë, më 22 mars, u mbushën 100 vjet nga data e lindjes së Xhelal Staraveckës, këtij personazhi interesant të historisë së Shqipërisë, protagonist i padiskutueshëm i periudhës 1930-1945 (por edhe më pas, derisa ndërroi jetë në Paris në vitin 1975). Antizogist i egzaltuar, pjesëmarrës në kryengritjen e Fierit, i dënuar me burg dhe i torturuar për këtë shkak, i majtë që bashkëpunon me komunistët e Enver Hoxhës deri në vitin 1943, divorcohet nga komunistët, një pjesë të të cilëve i sheh në kontrollin e jugosllavëve, por nuk hidhet me ballistët, për të cilët ka mendimin më të keq, trim i çartur, i bredhur dhe i lëçitur, i ndershëm dhe patriot, idealist, por dhe zevzek, sektar, i mbushur me urrejtje, i pamëshirshëm e mizor përballë atij që ai e konsideron armik (i huaj apo i brendshëm), aq sa nuk provon asnjë brerje ndërgjegjeje në rrethanat e një vetgjyqësie të kryer nga ai vetë.

Të gjitha këto i rizbulojmë nëpërmjet autobiografisë së tij që shtëpia botuese ‘Naimi’ ka publikuar së fundmi. Është një autobiografi e plotë e voluminoze, dhe është tamam ashtu siç thuhet dhe në titullin e saj, dmth një dëshmi ‘përballë gjyqit të historisë”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Lleshi (not verified) on

<p>Ne rrefimin e tij Xhelali pasqyron me vertetesi &nbsp;nje ane tjeter te historise.</p><p>Me interesante eshte arratia dhe te arratisurit. Per here te pare pasqyrohen punet e liga te te ligjve si Kol Bim Miraka &amp; co.</p><p>kaq.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.