Arkiv-Lajme

Kryeministri Monti ‘kërcënon’ italianët me dorëheqje

Postuar në 26 Mars, 2012 14:51

Kryeministri italian, Mario Monti, mbështetet nga një maxhorancë e fortë parlamentare, por ky fakt nuk ia ka lehtësuar punën. Reformat që po tenton të bëjë (tok me skuadrën që ka zgjedhur), janë jo fort popullore, e për këtë arsye po has rezistencë të madhe. Sondazhet nuk e nxjerrin keq me mbështetje në publik, por janë qendrat e njohura me pushtet e me ndikim që ia bëjnë gjithçka të vështirë, si partitë, sindikatat; vetë italianët nuk janë të gatshëm t’i sakrifikojnë disa ‘arritje e vlera të traditës’, siç mund të jetë kultura e “një vendi pune të blinduar”.

Numërimi elektronik i votës dhe gjetjet “alla-shqiptare”

Postuar në 26 Mars, 2012 13:11

Sa herë që ka zgjedhje të përgjithshme në këtë vend, palët takohen për të bërë rregullimet në sistemin zgjedhor por edhe në administrimin e tyre, siç është identifikimi i votuesve apo numërimi i votës. Mediat raportojnë se Komisioni i Reformës Zgjedhore është në prag të arritjes së një marrëveshjeje për të përfshirë edhe numërimin elektronik të votës në zgjedhjet e verës së vitit të ardhshëm.

Edi Rama “gjen” miq ndërkombëtarë

Postuar në 26 Mars, 2012 11:42

Në harkun e dy javëve, Edi Rama ka realizuar ca takime ndërkombëtare, për  të cilat Berisha do donte edhe të paguante; por edhe sikur të dojë të paguajë, ai nuk ka gjasa që t’i realizojë. Të ish ndryshe, do t’i kish realizuar. Pyetje: Mund ta presë Berishën në një takim kokë më kokë kryeministri britanik David Cameron? As që bëhet fjalë. Nuk rezulton që takime të tilla të kenë ndodhur as me udhëheqës të tjerë konservatorë në forumet e partive popullore, ku Berisha shkon herë pas here ex officio.

Myftiu Naim Tërnava: Myslimanët e huaj ekstremistë nuk kanë punë në Kosovë

Postuar në 26 Mars, 2012 10:31

Koha Ditore online raporton mbi një intervistë të myftiut të Kosovës, Naim Tërnavës, në televizionin RTK, në të cilën mban një qëndrim të qartë e të prerë ndaj myslimanëve ekstremistë që vinë nga jashtë Kosovës. Ai duket i shqetësuar prej atyre që edhe “me pamjen e tyre dëshmojnë se nuk përkojnë aspak me realitetin që ekziston në Kosovë”, dhe me këtë lihet të kuptohet se e ka, përveç të tjerash, me stilin e modën “jo europiane’ të veshjes e të paraqitjes fizike.

Taksat e pavjelura të pushtetit lokal dhe realiteti në komuna e bashki

Postuar në 26 Mars, 2012 09:29

Taksat që vilen nga bashkitë dhe komunat përbëjnë vetëm 4 deri 5 për qind të të ardhurave totale në buxhetin e shtetit, e megjithatë mbledhja e tyre paraqitet në tregues minimal. Shqetësimi për arkën bosh të bashkive dhe komunave u përsërit sot nga Kryeministri Berisha në një aktivitet në lidhje me pushtetin lokal. Referuar treguesve të vitit të shkuar, bashkitë dhe komunat do të duhej të vilnin 15.3 miliardë lekë të ardhura, por kanë mundur të realizojnë vetëm 75 për qind duke mbledhur rreth 11.5 miliardë lekë.

Vazhdojnë vizitat në SHBA të politikanëve shqiptarë… përveç Berishës

Postuar në 26 Mars, 2012 07:59

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u nis sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për një vizitë dyditore, në të cilën do të zhvillojë takime në Departamentin Amerikan të Shtetit, Kongresin dhe Senatin Amerikan. Meta do ta nisë vizitën duke prezantuar një kumtesë në panelin e Qendrës për Marrëdhëniet Transatlantike të  universitetit “John Hopkins” në Uashington, me temë “Çfarë mund t’i tërheqë investimet e huaja në Shqipëri”.

Ateistët demonstrojnë në Washington në një Paradë të Arsyes

Postuar në 26 Mars, 2012 06:12

Një sondazh (American Religious Survey) lidhur me ndarjen e besimeve fetare në SHBA thotë se 34 milionë amerikanë, dmth 15% e gjithë popullsisë, nuk i përkasin asnjë feje, dmth janë ateistë, agnostikë, jo besimtarë, etj. Një pjesë syresh u bënë të gjallë në një mënyrë që është shumë në modë në botën e sotme; bënë një Paradë të Arsyes, apo siç e quajnë amerikanët, një Reason Rally. U mblodhën në Washington, në një ditë me shi, në një tubim që e përditshmja Washington Post e cilësoi si “manifestimin më të madh që është bërë ndonjëherë në histori nga jo besimtarët”.

Një detaj ‘politik’ nga jeta e Rudi Vatës

Postuar në 26 Mars, 2012 05:24

Rudi Vata është shkodran, 43 vjeç, i martuar, me dy djem, me përvoja si futbollist në disa vende (Shqipëri, Francë, Skoci, Qipro, Gjermani, Japoni), ka luajtur 241 ndeshje me klubet, dhe ka shënuar 22 gola. Ka luajtur edhe me kombëtaren, 59 ndeshje dhe 5 gola. Vata ka kohë që është kthyer në Shqipëri, dhe sot është trainer i Vllaznisë “së vet”. Por një nga motivet e rikthimit në atdhe ka qenë ambicja e dëshira për të drejtuar FSHF-në.

RTSH-ja, një institucion mediatik i stilit goebbels-ian

Postuar në 26 Mars, 2012 04:33

Në Kuvend ka mbërritur raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Radio Televizionit shqiptar, dhe duket se shifrat që jepen e kapërcejnë perceptimin popullor bajagi negativ mbi këtë institucion mediatik të mbajtur me paratë publike. Gjatë vitit të shkuar (2011), kryeministri Berisha ka zënë 30% të kohës në edicionet informative. Në vend të dytë, pas kryeministrit, vjen …. qeveria e kryeministrit Berisha. Kjo e fundit ka zënë 25% të kohës së lajmeve. E dini se kush është në vend të tretë?

Giallo amerikane: S’po gjendet se kush ka folur në emër të DASH-it

Postuar në 26 Mars, 2012 03:27

Ka dy-tri ditë që flitet mbi një deklaratë të “njërit prej zëdhënësve të Departamentit Amerikan të Shtetit”, në të cilën bëhej distancimi prej qëndrimeve të një diplomati në pension e përgënjeshtroheshin këto qëndrime!!!!! Kjo histori ka formën e një giallo-je. Askush nuk po i del për zot asaj deklarate, dhe nuk po gjendet emri i zëdhënësit. Ambasada amerikane në Tiranë, si kurrë më parë, duket pak si e shushatur, aq sa të jep përshtypjen se është futur në kurth “nga shefat atje lart”, e prandaj nuk di se ç’emër t’i vërë kësaj që ka ndodhur.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme