Giallo amerikane: S’po gjendet se kush ka folur në emër të DASH-it

Ka dy-tri ditë që flitet mbi një deklaratë të “njërit prej zëdhënësve të Departamentit Amerikan të Shtetit”, në të cilën bëhej distancimi prej qëndrimeve të një diplomati në pension e përgënjeshtroheshin këto qëndrime!!!!! Kjo histori ka formën e një giallo-je. Askush nuk po i del për zot asaj deklarate, dhe nuk po gjendet emri i zëdhënësit. Ambasada amerikane në Tiranë, si kurrë më parë, duket pak si e shushatur, aq sa të jep përshtypjen se është futur në kurth “nga shefat atje lart”, e prandaj nuk di se ç’emër t’i vërë kësaj që ka ndodhur.
Është një lajm me pak rreshta i Shqipit të sotëm, i futur si me pahir në faqen 5 (në fakt, është lajmi më i rëndësishëm i javëve të fundit), që demonstron pikërisht këtë gjë. Gazetarët e kësaj të përditshmeje kanë kërkuar një sqarim nga shefja e Zyrës së Çështjeve Publike në ambasadën amerikane, Elizabeth Lewis, por kjo e fundit nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka thënë në thelb që “diplomati në pension Withers nuk ka tagër të flasë në emër të DASH-it, dhe se këtë tagër e ka Arvizu-ja”. Mirëpo kuptohet, s’na thotë ndonjë gjë të madhe me këtë. Është sikur të na thotë se “e hëna vjen pas të djelës”. Për të qenë korrekt, ja një pjesë e lajmit të Shqipit, gërmë për gërmë: “Pyetjes se cili prej zëdhënësve të DASH-it e ka bërë deklaratën e publikuar nga një pjesë e shtypit shqiptar, ajo i është shmangur, duke këmbëngulur në mesazhin që pikëpamjet zyrtare e qëndrimet zyrtare të DASH-it shprehen vetëm nëpërmjet ambasadorit ammerikan”.
Duket se proçkën e ka bërë dikush ‘pa emër’ në DASH a në Washington, dhe ambasadës amerikane të këtushme i duhet të bëjë çmos që ta mbyllë këtë histori me kaq. Kështu duket.
M.N.
Comments
Dje Gazeta 55 jepte nje emer

Dje Gazeta 55 jepte nje emer zedhenesi te Departamentit te Shtetit, por pas kerkimit qe bera ne internet nuk me rezultonte te kishte ndonje zedhenes me ate emer. Tani lajmi nuk gjendet me online tek Gazeta 55 , ndoshta ju e keni gazeten e djeshme dhe mund ta verifikoni edhe vete.

Pra ne qofte se nisemi nga ky

Pra ne qofte se nisemi nga ky koment i Ambasades Amerikane qe: " Pyetjes se cili prej zëdhënësve të DASH-it e ka bërë deklaratën e publikuar nga një pjesë e shtypit shqiptar, ajo i është shmangur, duke këmbëngulur në mesazhin që pikëpamjet zyrtare e qëndrimet zyrtare të DASH-it shprehen vetëm nëpërmjet ambasadorit ammerikan"

del qe Amb. Arvizu shpreh qendrimin zyrtar te DASH-it:

Berisha = Burr Shteti !

Basha = Yll ne ngritje !

Blushi = Planet ne ngjitje !

Rama = organizoi demonstrate te dhunshme !

Rama = nuk eshte i zgjedhshem (non-electable), prandaj do mbyllim nje sy dhe nuk do ta rikthejme ne krye te Bashkise !

Por nderkohe te gjithe sa me siper (me perjashtim te Berishes) jane thirrur ne DASH per nje kafe.

Hajde merre vesh ti tashti politiken Amerikane te DASH-it.

'Giallo' eshte vertete ,

'Giallo' eshte vertete , por efektin e beri te menjehershem , pasi e gjithe masmedia u perfshi jo vetem ne percjelljen e 'lajmit' por edhe me komente...'Shpikesi' e realizoi qellimin; Shperndau mesazhin qe deshironte per konsum publik. Vecse,vecse,vecse...tregon qe media jone eshte 'pasqyre shtypi' e perbere nga copa 'pasqyrash' te mbledhura aty-ketu pa pike pergjegjesie e profesionalizmi, pa asnje burim 'te cilesuar', pa asnje verifikim, madje as 'korektim'...Dhe pastaj...ka 'krize' media...se e ka nga 'mendja' !

Add new comment