Kryeministri Monti ‘kërcënon’ italianët me dorëheqje

Kryeministri italian, Mario Monti, mbështetet nga një maxhorancë e fortë parlamentare, por ky fakt nuk ia ka lehtësuar punën. Reformat që po tenton të bëjë (tok me skuadrën që ka zgjedhur), janë jo fort popullore, e për këtë arsye po has rezistencë të madhe. Sondazhet nuk e nxjerrin keq me mbështetje në publik, por janë qendrat e njohura me pushtet e me ndikim që ia bëjnë gjithçka të vështirë, si partitë, sindikatat; vetë italianët nuk janë të gatshëm t’i sakrifikojnë disa ‘arritje e vlera të traditës’, siç mund të jetë kultura e “një vendi pune të blinduar”. Për reformën e tregut të punës, që është nga më të rëndësishmet, qeveria s’po mundet t’i bëjë tok sindikatat, dhe opinionin pulbik e politik. Prandaj, sot Monti lëshoi një si kërcënim: “Unë nuk dua të tërhiqem zvarrë me këtë punë që kam marrë përsipër. Unë dua të bëj reformat e nevojshme. Nëse nuk ia dal dot, do të thotë që Italia nuk është gati për këto reforma. E nëse s’është gati, unë s’e kam për gjë të largohem.”
Re.Pu.
Comments
Une besoj vetem tek njerezit
<p>Une besoj vetem tek njerezit e zgjuar dhe inteligjente . Shumica e ketyre njerezve te zgjuar dhe inteligjent , sot politika i ka lene pa pune . Edhe ketij zoterie , qe iu dha rasti te punoje dhe te beje diçka te mire per vendin e tij , duan ta largojne . Politika po pengon zhvillimin , dhe jo vetem ne Itali , por ne te gjithe boten .</p>
Add new comment