Me sa duket, pa zgjedhje normale nuk ka BE për Shqipërinë

Ka ardhur koha që italiani Stefano Sannino, drejtor i Përgjithshëm për Zgjerimin pranë komisionerit Fule, të marrë një apartament me qera në Tiranë. Ka ardhur shumë shpesh kohët e fundit, dhe do t’i duhet të vijë po kaq shpesh, ndoshta edhe më shpesh, në muajt e ardhshëm, deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Situata tani është e qetë, madje dhe deklaratat janë shumë të paqta (“ka konsensus mes opozitës dhe pozitës për rregulloren e parlamentit, ngritjen e Gjykatës Administrative, reformën zgjedhore, por dhe për heqjen e imunitetit e reformën e pronësisë”, i tha Berisha sot Sannino-s), por ndërkohë i vetmi zhvillim pozitiv është miratimi i ligjeve me 3/5 e votave të deputetëve. Të tjerat janë fjalë. Reforma zgjedhore është në negociata e sipër, dhe i gjithë procesi është i mbushur me kurthe, keqkuptime, ngecje, refuzime, akuza. Saninno duhet të jetë informuar lidhur me këtë fakt, e prandaj nënvizimi i tij kryesor në takimin me autoritetet e Tiranës ish: “Reforma zgjedhore duhet të përfundojë në javët në vijim që të sigurohemi që zgjedhjet në Shqipëri të bëhen në mënyrën më të mirë të mudshme; kjo është tepër kritike për të ardhmen”.
Re.Pu.
Add new comment