Sapo u mbyll ndeshja Juve-Inter; ish ndeshja e Del Piero-s

Sapo përfundoi derbi italian (Juventus-Inter), që u fitua nga Juve me rezultatin 2-0. Traineri i saj , Conte, u pa të ikte i përlotur, gjë që tregon jo vetëm rëndësinë praktike të ndeshjes (tri pikë të humbura nga ana e Juves do ta largonin Milanin në krye tabelës), por dhe rëndësinë që ka derbi i Italisë, pavarësisht nga rrethanat.
Stari i ndeshjes, për herë të n-të në rrethana të tilla, ishte Alessandro Del Piero, që u fut në lojë në 25 minutat e fundit, kur ndeshja ishte 0-0. Deri në këtë moment loja dominohej nga Interi, që ka qenë krejt i pafat këtë sezon. Del Piero hyn dhe, për gëzimin e juventinëve, ndërron rrjedhën e lojës, dhe shënon golin e dytë. E vërteta është se ky vit nuk ka qenë viti i Del Piero-s (ka qenë gjithë kohën në pankinë, është futur rëndom pesë minutat e fundit, ndonjëherë dhe dy minutat e fundit), por kjo ndeshje mund të quhet ndeshja e tij.
Re.Pu.
Comments
fitore e madhe, interi u
<p>fitore e madhe, interi u zhduk pas pjeses se pare. ne nje jave juvja ka eleminuar milanin dhe ka mundur interin. jo keq, apo jo?!</p>
Interi luajti ndeshjen me te
Interi luajti ndeshjen me te mire te vitit, por nuk mund te permbante kete Juventus. Ne pjesen e dyte Interi u mbyll ne porte... Del Piero mbetet nje kampion i pavdekshem. Nder lojtaret me te mire te dekadave te fundit.
Add new comment