Cilësia e rrugëve dhe aksidentet automobilistike

Postuar në 28 Mars, 2012 09:57

 

PS ka mbledhur sot tryezën për infrastrukturën në kuadër të programit “Për një rilindje shqiptare”. Kreu i PS-së u shpreh se infrastruktura, pavarësisht se mbetet një ndër sektorët ku është investuar më shumë, ka një hartë tërësisht të çoroditur  dhe që ka sjellë dëme të jashtëzakonshme. “350 persona vdesin në vit në rrugët e Shqipërisë! Bilanc lufte, kryesisht për shkak të mungesës së standardeve të rrugëve. Në 100-vjetorin e pavarësisë shqiptaret do shkojnë tek Sheshi i Flamurit përmes një rruge të ndërtuar nga austriaket në Luftën I Botërore!” – tha Rama.

Në Shqipëri nuk kryhen studime për të vlerësuar se sa është kostoja ekonomike e aksidenteve automobilistike të lidhura me kushtet jo të mira të rrugëve, por në shumë vende të tjera kryhen. Për shembull, nga një studim që kam kryer për aksidentet automobilistike në SHBA*, rezultonte se në vitin 2006, kostoja totale (parë nga këndvështrimi i shoqërisë, jo i individit) e aksidenteve ku kushtet jo të mira të rrugëve kishin ndikuar në ndodhjen apo seriozitetin e aksidentit kapnin shifrën 218 miliardë dollarë, ose rreth 1000 dollarë për çdo banor të SHBA-së në moshë për dhënie makine.

Zoti e di se sa mund të jetë kjo shifër në Shqipëri...

E.Zaloshnja

* Zaloshnja, E., & Miller, T.R.  Costs of crashes related to road conditions, United States, 2006, Annals of Advances in Automotive Medicine, 53, 141-153, 2009.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.