“Të martën dhe të mërkurën i kisha ditë tersi”

Shtypi vijoi sot publikimet për arrestimin e Viktor Gushit, pas tentativës për grabitjen e NGB-së tek Xhamlliku me pasojë vdekjen e arkëtares se plagosjen e rojes. Panorama ndërkohë ka zbardhur dëshminë zyrtare të tij në polici në të cilën vërehet një kujtesë e pagabueshme, por edhe shenja të forta supersticioni.
Gushi i thotë Policisë së të premten e kishte ditë të mbarë, kurse e mërkura dhe e marta ishin ters. E martë ishte edhe dita kur tentoi të kryente grabitjen e fundit. Ja një pjesë nga dëshmia: “NBG Bank” te Xhamlliku, që ishte edhe e fundit, tentova ta grabis ditë të martë. Aty u zbulova, ndodhi që vrava arkëtaren, plagosa dhe policin. Ishte hera e parë që unë kryeja grabitje të martën dhe e marta është vërtet ters, më zbuluat aty…. e kisha ditë me fat të premten. Isha fiksuar që të premteve më ecte mbarë dhe e kisha zgjedhur si ditë. Të parën (grabitje) që nuk e kam kryer ditë të premte, por ditë e mërkurë, nuk më eci mirë fare.
Re.Pu
Comments
Punonjesit e bankave kane
<p>Punonjesit e bankave kane qene fare te pa trajnuar nga bankat per rastet e tilla. Ata ne disa raste kundershtonin ti jepnin parate dhe madje e ofendonin grabtitesin. Sigurisht kane patur frike edhe per ndonje humbje te vendit te punes duke quajtur veten fajtor ne grabitje. Pastaj roje fakira te policive private qe marrin me pak se 100 Euro ne muaj qendrojne me kallash ne dore para bankave.</p>
Add new comment