Arkiv-Lajme
Monumenti i 100 vjetorit të pavarësisë: një numër artistësh kanë kritika për konkursin
Konkursi për monumentin e 100 vjetorit të pavarësisë po shoqërohet me debate e kontraste të forta. Ardian Isufi, Genc Mulliqi, por edhe të tjerë, kanë veçuar një problem të natyrës ‘artistike’, që s’shkon në këtë konkurs: Është hapur një konkurs përzgjedhjeje i një monumenti pa përcaktuar shehin e vendin, ku do të ngrihet ky monument. Ndërsa skulptori Vladimir Llakaj ka objeksione të tjera.
Bankat fituan 24 mln dollarë në dy muaj
Kreditë me probleme vazhduan rritjen edhe gjatë dy muajve të parë të këtij viti ndonëse me ritme disi më të ulta krahasuar me periudhat e mëparshme. Të dhënat paraprake të Shoqatës së Bankave tregojnë se niveli i kredive me probleme arriti në 19.1 për qind në fund të shkurtit nga 18.9 për qind që ishte në janar. E përkthyer në vlerë monetare, përllogaritet që rreth 1.6 miliardë lekë të jetë futur rishtazi gjatë muajit shkurt në listën e kredive me probleme.
Sarkozy-ja po luan kartat e fundit
Presidenti francez, Sarkozy, po përpiqet të bëhet tërheqës nëpërmjet një manifesti, ku janë të shkruara e zeza mbi të bardhën mbi 30 premtime elektorale. Saktësisht, është një letër që ai ia dërgon Francës së tërë, me anë të së cilës përpiqet t’u ringrohë shpirtrat zgjedhësve. Ka premtime nga më të ndryshmet aty; është një lloj lëngu që ai e ka mbeldhur pikë-pikë nga çfarë ka thënë deri më sot lidhur me krizën, me emigracionin, me taksat, etj, etj,
Fundi i trishtë i një karriere: Umberto Bossi tërhiqet nën presionin e drejtësisë
Umberto Bossi, ai që shumëkujt i është dukur i përjetshëm në krye të partisë Lega e Veriut (ka disa vite që e drejton partinë i sëmurë) ka dhënë dorëheqjen. Nga hetimi i prokurorëve të Milanos, Napolit e Rexhio Kalabrisë lidhur me shpërdorimin e fondeve të financimit të partisë së tij po vijojnë të dalin fakte të tjera, që e përfshijnë atë e fëmijët e tij, dhe ai, pas disa deklaratave të ndrojtura të djeshme e të pardjeshme mbi pafajësinë e tij në këtë histori, sot është dorëzuar.
Ministri i Mbrojtjes anashkalon Presidentin; ky i fundit i dërgon letër
Televizioni Vizion Plus ka transmetuar lajmin, sipas të cilit Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës i është drejtuar me një letër zyrtare sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes duke i kërkuar shpjegime lidhur me anashkalimin e Presidentit të Republikës në emërimin e zotit Ferdinand Kreshpa, në krye të Flotës Detare. “Duhet një arsyetim i vendimit të ministrit Imami për këtë emërim”, thuhet në këtë letër.
Për agjentët e marketingut, Ronaldo vlen më shumë se Messi
Një studim i ekspertëve ka zbuluar se ylli i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, është më i vlefshëm në terma financiarë e të marketingut se sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi. “IPAM - The Marketing School” ka publikuar rezultatet e një studimi të dy super yjeve të futbollit dhe erdhi në përfundim se Ronaldo është emër më i madh për tregti.
Kërkojmë ndjesë
Në një shënim të paradites të nënshkruar nga emri redaksional Re.Pu. ne informonim se takimi i parë që ka bërë ambasadori i ri britanik i sapoakredituar në Tiranë Nicholas Cannon ka qenë ai me kryeprokuroren Ina Rama. Dhe më tej i bënim një interpretim të lehtë këtij fakti (duke ngritur ndonjë pyetje). Në fakt, nuk është e vërtetë. Ambasadori britanik ka bërë takime të tjera përpara ditës së sotme. Ai ka takuar mes të tjerëve dhe kryeministrin Berisha e kryeparlamentaren Topalli. Iu kërkojmë ndjesë lexuesve për këtë pasaktësi ‘brutale’, por jo qëllimkeqe. M.N.
Rritja ekonomike, INSTAT na befasoi pjesërisht
Kishim pritur me shumë kuriozitet shifrat paraprake të rritjes ekonomike të vendit për vitin 2011 që do të jepte INSTAT pas deklaratës së ministrit të Financave, Ridvan Bode në fillim të këtij viti se ajo do të ishte 3.9 për qind.
Rritja ekonomike, INSTAT na befasoi pjesërisht
Ambasadori britanik përuron mandatin me një takim me kryeprokuroren Ina Rama
Në krye të punëve të ambasadës britanike në Tiranë nuk është më Fiona McIlhwam; në vend të saj do të jetë Nicholas Cannon, i cili i paraqiti kredencialet Presidentit Topi në fund të marsit. Dhe për befasinë e shumëkujt, aktiviteti i parë publik i ambasadorit të ri është takimi me kryeprokuroren Ina Rama. Nuk ka takuar ende kryetaren e parlamentit; nuk ka takuar as kryeministrin, as krerë institucionesh të tjera, apo politikanë të rëndësishëm të vendit. Zgjedhje e rastit? Zgjedhje e qëllimshme?