Fundi i trishtë i një karriere: Umberto Bossi tërhiqet nën presionin e drejtësisë

Postuar në 05 Prill, 2012 13:53

Umberto Bossi, ai që shumëkujt i është dukur i përjetshëm në krye të partisë Lega e Veriut (ka disa vite që e drejton partinë i sëmurë) ka dhënë dorëheqjen. Nga hetimi i prokurorëve të Milanos, Napolit e Rexhio Kalabrisë lidhur me shpërdorimin e fondeve të financimit të partisë së tij po vijojnë të dalin fakte të tjera, që e përfshijnë atë e fëmijët e tij, dhe ai, pas disa deklaratave të ndrojtura të djeshme e të pardjeshme mbi pafajësinë e tij në këtë histori, sot është dorëzuar. “Jap dorëheqjen, dhe kjo është e parevokueshme”, tha ai, duke bërë një shpjegim fjalëpak të vendimit që e mori pa ia kërkuar askush: “Duhet menduar për të mirën e kësaj lëvizjeje, dhe e mira e kësaj lëvizjeje e do që unë t’mos jem më në krye të partisë”.

Vetëm një grup i vogël militantësh u mblodh jashtë selisë në mbështetje të tij. Madje, ajo protestë e vogël ‘solidarizimi’ ishte paradoksalisht provë e fundit të trishtuar të një leader-i, që për njëzet vjet me radhë e ka pasur tërësisht nën komandë atë parti. Para ca muajsh iku në mënyrë të trishtuar gjithashtu një leader tjetër i fortë i politikës italiane. Dhe atë, në ndryshim nga Bossi, pati rast ta njihte gjithë bota. Quhej Silvio Berlusconi.

Re.Pu.

 

Comments

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>Fiks pas 20 vjetesh te suksesit te pare ne zgjedhjet e 1992 te Leges , Bossi jep doreheqje te detyruar. Atehere fitoi me moton &#39;Contro Roma ladrona&#39;&nbsp; (Kunder Romes hajdute) dhe sot &#39;humbet&#39; per &#39;vjedhje&#39;...shperdorime ne rreth 200 mije euro . A ka kush vesh ?!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.