Sarkozy-ja po luan kartat e fundit

Postuar në 06 Prill, 2012 02:18

Presidenti francez, Sarkozy, po përpiqet të bëhet tërheqës nëpërmjet një manifesti, ku janë të shkruara e zeza mbi të bardhën mbi 30 premtime elektorale. Saktësisht, është një letër që ai ia dërgon Francës së tërë, me anë të së cilës përpiqet t’u ringrohë shpirtrat zgjedhësve. Ka premtime nga më të ndryshmet aty; është një lloj lëngu që ai e ka mbeldhur pikë-pikë nga çfarë ka thënë deri më sot lidhur me krizën, me emigracionin, me taksat, etj, etj,

Në mënyrë të veçantë bie në sy një premtim. “Do ta rifus në binarë buxhetin e Francës përpara vitit 2016”, thotë  ai, dhe ata që e kanë ndjekur me vëmendje fushatën e dinë se viti 2016 është përmendur për të sfiduar afatin e që kish lënë kandidati tjetër, Hollande (2017). Dhe lidhur me këtë të fundit thotë: “[Hollande] ka planifikuar një festival shpenzimesh, a thua se kriza e Europës nuk ka ekzistuar ndonjëherë”.

Janë kartat e fundit që po luan Sarkozy-ja. Nuk dihet nëse do të jenë vlefshme.

Re.Pu.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.