Arkiv-Lajme

Meidani: Gjunkshi duhet të mbajë përgjegjësi penale si ushtarak

Postuar në 09 Prill, 2012 03:49

Në një intervistë për Panoramën, ish-presidenti Meidani flet dhe njëherë për emërimin jo kushtetues të komandantit të Flotës Detare. “Kur e dëgjova për herë të parë [këtë që ndodhi], mbeta i shokuar; madje, u dhashë të drejtë edhe miqve të mi, që e quajtën këtë veprim një rënie shteti”, shpjegon ai gjendjen emocionale në momentin e parë. Pak më poshtë ai shtron një pyetje, por përpara saj sqaron kontekstin kushtetues: “Kushtetuta nuk lejon asnjë lloj ambiguiteti në procedurën e emërimit të komandantëve të forcave tokësore, detare dhe ajrore.

Vdekshmëria foshnjore më e ulët në Kubë se në SHBA. E cfarë pastaj?

Postuar në 09 Prill, 2012 02:07

Sali Berisha ka mbajtur pardje një takim me Task-Forcën e Shëndetësisë. Që në fillim të fjalës së tij, Berisha u shpreh se "në disa ndër treguesit me themelore të shëndetit të një vendi, ne renditemi në grupin e vendeve të zhvilluara". Për këtë kryeministri iu referua treguesve për vdekshmërinë e popullatës dhe vdekshmërinë foshnjore. Në mënyrë të vecantë Berisha trumbetoi treguesin e vdekshmërisë foshnjore. "Shqipëria sot arriti të ketë vdekshmëri foshnjore një shifrore," tha ai.

Ilir Meta përgënjeshtron lajmin e botuar në Shekulli.com.al

Postuar në 08 Prill, 2012 12:29

 

Vdekshmëria foshnjore më e ulët në Kubë se në SHBA. E cfarë pastaj?

Postuar në 08 Prill, 2012 11:20

Sali Berisha ka mbajtur dje një takim me Task-Forcën e Shëndetësisë. Që në fillim të fjalës së tij, Berisha u shpreh se "në disa ndër treguesit me themelore të shëndetit të një vendi, ne renditemi në grupin e vendeve të zhvilluara". Për këtë kryeministri iu referua treguesve për vdekshmërinë e popullatës dhe vdekshmërinë foshnjore. Në mënyrë të vecantë Berisha trumbetoi treguesin e vdekshmërisë foshnjore. "Shqipëria sot arriti të ketë vdekshmëri foshnjore një shifrore," tha ai.

Kanë nxjerrë në shitje apartamentet prej diskos; policia nuk ndërhyn

Postuar në 08 Prill, 2012 11:08

Në programet informative të televizionit Top-channel flitet për një disko në katin e parë të një pallati në Tiranë, për shkak të së cilës banorët e pallatit kanë nxjerrë shtëpitë në shitje. Nuk jepet emri i diskos, vendndodhja e emri i të zotit të saj (duhet të jetë e ndonjë ‘të forti’?), por shqetësimet e banorëve janë të qarta. “Nuk fle dot në shtëpi. Një fqinji im u largua sepse nuk rrinte dot më. Disa janë të moshuar, disa kanë fëmijë të vegjël dhe nuk mund të vësh për të fjetur fëmijën kur dhoma tronditet nga zhurma”, shprehet një nga banorët.

Meta: Presidenti? Është i të gjithëve. Kodi? Duhet ndryshuar

Postuar në 08 Prill, 2012 08:52

Do duhen ende prova për të arritur në përfundimin se Ilir Meta ka rekuperuar pavarësinë e humbur në gjykim e veprim, por ditët e fundit duket sikur po e synon këtë. Sot, në një veprimtari partiake në Durrës, ai i shty dhe ca më tutje në këto përpjekje. Tha fillimisht atë që e ka thënë më se njëherë lidhur me presidentin e ardhshëm, dmth që “na duhet një president që të jetë simbol i unitetit kombëtar, që të garantojë punën e institucioneve të pavarura, e që të jetë funksional”, dhe me këtë thekson ndarjen me PD-në e Berishës.

Teza e “ç-burrërimit” të himnit kombëtar nuk gjen mbështetje

Postuar në 08 Prill, 2012 05:13

Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka bërë një provokim dhe ka kërkuar që vjersha e himnit tonë kombëtar ‘të çpatriarkalizohet’. “Teksti i saj nuk shkon në kontekstin e sotëm të lirive civile e të barazisë gjinore”, ka thënë në thelb ai, duke iu referuar shembullit të Austrisë, ku kanë bërë të njëjtën gjë. Në terma konkretë, do duhej, sipas tij, që fjala ‘burrë’ të zëvendësohej me fjalën ‘burrë dhe grua’.

Komente mbi frazën e Berishës se “turqit janë shqiptarë!!!"

Postuar në 08 Prill, 2012 04:18

Kryeministri shqiptar ka këputur një tjetër mufkë. “Çdo turk ka gjak shqiptar!!!”, i tha ai Erdoganit. Gazeta Shqiptare ka kërkuar komente lidhur me këtë pohim, dhe ja ç’kanë thënë në thelb katër protagonistë të jetës publike shqiptare:

Paskal Milo: Po ta merrnim për të vërtetë, atëherë historia do duhej të bëhej nga gjenetistët, antropologët, mjekët… [Pastaj] kjo deklaratë i bëhet krah tezës jo shkencore të mbështetur sidomos nga serbët, se shqiptarët e kanë origjinën nga disa fise të Kaukazit.

Drashkoviç: Nuk mund t’i marrim dot të dyja, edhe Kosovën, edhe BE-në

Postuar në 07 Prill, 2012 13:26

Qysh pas përfundimit të luftës, klasa politike serbe nuk ka mundur t’u thotë qytetarëve të vet se Kosova është tanimë një gjë që s’u përket. Kjo është lënë të kuptohet, por në të njëjtën kohë janë ndërmarrë dhe veprime, që kanë synuar të përcjellin mesazhin se Kosova mund të rekuperohet në një farë mënyre. Arsyeja dihet. E vërteta ka një kosto elektorale e politike, dhe pakkush ka marrë përsipër ta paguajë këtë kosto. Një nga këta është Vuk Drashkoviçi, lideri i Partisë së Përtëritjes Serbe.

Philipp Fallmerayer: Shqiptarët, tribalë, anarkikë e të prapambetur

Postuar në 07 Prill, 2012 11:17

Politikani, historiani dhe publicisti austriak Jakob Philipp Fallmerayer ka jetuar në pjesën më të madhe të shekullit të XIX, dhe është shquar, përveç të tjerash, për interesin e tij mbi Lindjen në përgjithësi e mbi Ballkanin në veçanti. Në disa teza të tij dikush s’e ka pasur për gjë të lexojë përçmim e racizëm, e s’mund të mohohet, sidoqoftë, që ishin teza bajagi provokative.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme