Komente mbi frazën e Berishës se “turqit janë shqiptarë!!!"

Kryeministri shqiptar ka këputur një tjetër mufkë. “Çdo turk ka gjak shqiptar!!!”, i tha ai Erdoganit. Gazeta Shqiptare ka kërkuar komente lidhur me këtë pohim, dhe ja ç’kanë thënë në thelb katër protagonistë të jetës publike shqiptare:
Paskal Milo: Po ta merrnim për të vërtetë, atëherë historia do duhej të bëhej nga gjenetistët, antropologët, mjekët… [Pastaj] kjo deklaratë i bëhet krah tezës jo shkencore të mbështetur sidomos nga serbët, se shqiptarët e kanë origjinën nga disa fise të Kaukazit.
Pëllumb Xhufi: Deklarata e Berishës është një banalizim i politikës së jashtme shqiptare…. [Teksa e tha këtë gjë] Berisha vuri në një pozitë të vështirë dhe kryeministrin e urtë të Turqisë…. Në fund, edhe sikur të flisnim për marrëdhënie gjaku mes shqiptarëve e turqve, fraza e Berishës do kish disi kuptim po t’u ndërrohej vendi fjalëve ‘turk ‘ e ‘shqiptar’, dmth po të bënte se “çdo shqiptar ka gjak turk”.
Beqir Meta: Deklarata e kryeministrit ishte deklaratë politike e jo shkencore. Prandaj s’mund të bëj komente.
Artan Lame: Tani që ne po flasim, Berisha e ka harruar se ç’ka thënë atë ditë.
Re.Pu.
Comments
Një i çmëndur hodhi një gurë

Një i çmëndur hodhi një gurë në një pellg dhe 40 akademik mblidhen e diskutojnë përse e hodhi

Vapa s'ka ardhur ende dhe ne

Vapa s'ka ardhur ende dhe ne po calltisim! "Lypsari' me doren nderur kur nuk flet me shpirt, por me 'monedha', edhe pse nje 'homoseksuali' mund t'i drejtohesh si nje 'heteroseksuali', ai per t'i 'lepire veshet' e qellimit tend. Berisha eshte laperdhak, eshte lepires, eshte emocional, eshte kontraversal...Por meqe eshte edhe ' i lexuar' shume mbase do te dije qe nen 'vellazerine' otomane na paskan 'shkerdhyer' pak si teper ose e kunderta. Bela eshte, sepse jo te gjitha 'kurvat' shkojne per para nga 'seksqefi' por edhe nga 'seks'halli'...Dynja e trazuar shume deri ne adn...

Nje thirrje

Nje thirrje apo sugjerim shqiptareve jo budallenj e qe nuk kane rreshqit.

Shqiperia dhe shqiptaret kane halle te shumta e te perditshme, prandaj mos

u merrni me marrezirat e sali Berishes, ka qene zakon nder shqiptare qe me ta

te mos merren pra dhe te mos ja u a vejne veshin.

Injoroini ky mund te jete i vetmi sherbim per vendin deri kur ta thehin qafen.

Kam degjuar me veshet e mije

Kam degjuar me veshet e mije ne Struge, kur maqedonasit me thoshin se shqiptaret e ketyre aneve nuk jane nga vendi po te ardhur nga Turqia. U thoshin: shkoni atje mesoni gjuhe dhe te hiquni si shqiptare. O sa i kam kundershtuar! Tani qe tha Berisha ate qe tha (nje budallallek me brire, madje ofenduese per te dy popujt dhe e turpshme), do me kapnin me dru ata bashkebisedues te mije me "argumente" te Berishes.

Po ky Beqir Meta ka ndopak burreri apo eshte tipi i shklencetarit servil?

Po si mor Anonim, nuk e njeh

Po si mor Anonim, nuk e njeh historianin Beqir Meta? Ja të të ndihmoj pak, me disa shpjegime shkarazi:

Është historiani i oborrit. Sa herë oborri pushtetar ka nevojë për rishikime të historisë, historia thërret këtë tipin në skenë.

Është autori i interpretimit në tekstet e historisë së Shqipërisë, se ...1997-ta ishte revoltë komuniste. Tëpkë (siç thonë korçarët) si e ka thënë Sali Berisha, përgjegjësi që e çoi vëndin në këtë vit, në buzën e humnerës. Ngjashmëria e pikëpamjeve dhe qëndrimeve të të dyve, ndaj kësaj ngjarje, është rastësi.

Shpresoj që kaq të mjaftojnë për të nxjerrë ndonjë përfundim.

Qartazi qe Berisha nuk eshte

Qartazi qe Berisha nuk eshte kuptuar na disa... Secili tyurk ka gjake shqiptyari e ka kuptimin e asaj se (meqe shumica ketu nuk po e ditka), gjate shekullit te 20-te qindra mijera shqiptare te Kosoves jane detyruar te shprngulen ne Turqi. Sot supozohet se numri i tye arrin ne miliona.

Add new comment