Ilir Meta përgënjeshtron lajmin e botuar në Shekulli.com.al

Postuar në 08 Prill, 2012 12:29

 

Në një lajm të mëparshëm në Respublica.al, raportuam se sot Ilir Meta, në një veprimtari partiake në Durrës, ka thënë se duhet gjetur mënyra për të arritur një konsensus [me qëllim që vota të jetë e barabartë dhe të numërohet drejt] pavarësisht nga formula, sepse ka disa të tilla që janë propozuar nga parti të ndryshme politike.  Në të njëjtën kohë, Shekulli.com.al kishte një lajm me titull “LSI-ja nuk ka si kusht ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshe nga ‘të vegjlit’ e tjerë”, në të cilin thuhet shprehimisht kështu: “Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrimi Ilir Meta nuk ka më si kusht ndryshimin e sistemit zgjedhor, pavarësisht se koalicioni me PD-në, e parashikonte atë si pikë të marrëveshjes. Tashmë, LSI përveçse nuk flet më për ndryshim të sistemit zgjedhor, nuk ka as si ‘kusht’ korrektimin e sistemit, ndryshe nga partitë e tjera të vogla. Kreu i saj Meta mjaftohet me kërkesën e barazisë së votës, që nënkupton ndryshimin e numrit të qarqeve.”

Midis këtyre dy raportimeve ka një diferencë të madhe – i yni nënkupton që LSI-ja kërkon çfarëdolloj ndryshimi të sistemit që garanton barazinë e votës, ndërsa i Shekullit.com.al nënkupton se LSI-ja tani kërkon vetëm ndryshimin e numrit të mandateve të qarqeve. Për të saktësuar se çfarë ka patuar parasysh Ilir Meta me fjalët që ka thënë në Durrës, e kontaktuam vetë atë dhe i bëmë këtë pyetje: “Me barazi të votës, keni parasysh barazimin e numrit të mandateve në zona zgjedhore, apo korrektimin kombetar?” Dhe Meta na u përgjigj se ka patur parasysh secilin prej këtyre dy varianteve, jo vetëm njërin. Pra, korrektimi kombëtar i “sistemit spanjoll”, përkundër raportimit të Shekulli.com.al, “mbetet në tavë” për LSI-në.

E.Zaloshnja

 

 

Comments

Submitted by astra (not verified) on

<p><u>LSI LEVIZJA SPECIALISTE PER INVESTIM &nbsp;KA DEGRADU PERFUNDIMISHT EDHE ATA QE JANE TE PUNSUAR PO SHQYJNE KAFSHATAT E FUNDIT E PO JA MBATHIN&nbsp;</u></p>

Submitted by Enita (not verified) on

<p>LSI ngelet serish parti percaktuese edhe ne 2013. Sikur votat e 2009 te mbaje, e jo me dyfishimin e 2011, LSI nxjerr minimumi 7 deputete ne parlamentin e ardhshem. Nese ka parti qe e ben qeverine pa keto 7 mandate, atehere hallall i qofte. Enita</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.