Kanë nxjerrë në shitje apartamentet prej diskos; policia nuk ndërhyn

Në programet informative të televizionit Top-channel flitet për një disko në katin e parë të një pallati në Tiranë, për shkak të së cilës banorët e pallatit kanë nxjerrë shtëpitë në shitje. Nuk jepet emri i diskos, vendndodhja e emri i të zotit të saj (duhet të jetë e ndonjë ‘të forti’?), por shqetësimet e banorëve janë të qarta. “Nuk fle dot në shtëpi. Një fqinji im u largua sepse nuk rrinte dot më. Disa janë të moshuar, disa kanë fëmijë të vegjël dhe nuk mund të vësh për të fjetur fëmijën kur dhoma tronditet nga zhurma”, shprehet një nga banorët. Ndërsa një tjetër thotë: “Ka banorë që shkojnë në shtëpi të të afërmve për të bërë gjumin rehat”. Dhe plot mirëkuptim thotë: “Nuk duam që të mbyllet lokali, por të rregullojë kushtet sepse më parë i ka pasur dhe nuk na krijonte shqetësim”.
Më skandalozja është se kanë lajmëruar policinë e rendit dhe atë bashkiake, por asgjë nuk ka ndodhur. Sa raste të tjera të tilla mund të ketë në Tiranë?
Re.Pu.
Comments
Sa raste? Sa te duash!

Sa raste? Sa te duash!

Menjehere sapo te zbythe

Menjehere sapo te zbythe burrat nga himni, avokati i popullit do merret dhe me keta

O banorë të mjerë të
O banorë të mjerë të destinuar për të vuajtur! Kjo eshte mbyllja e dhimbshme e nje dite te gjate te lodhshme te mjerueshme e pa shprese. (ndoshta po ti ankoheni atij qe e ka ndertuar mund ta veri doren ne zemer e gishtin ne mendje se ketu nuk behet fjale per ligj rregulla apo jete qytetare)
Nuk jepet emri i diskos

Nuk jepet emri i diskos ?!?!?

vendndodhja e emri i të zotit të saj (duhet të jetë e ndonjë ‘të forti’?) ?!?!?

nuk eshte hera e pare qe perflitet per kete lokal dhe paradoksi vazhdon qe mos te merret asnje mase....

behet fjale per "Living Room Show" ne rrugen Punetoret e Rilindjes 16 berballe Partise Demokratike me pronar Bendi Bombaj pyesni ne PD Flamur Noga qe pse eshte ky nga ata te "fortet"

ne ate lokal qe vete Shkelzen Berisha edhe Sali Berisha dhe te gjithe zagaret ministra ju pretendoni qe te merret mase!!!! ku jetoni ne Mars apo ne Tirane?

eshte ulur koka aq shume shqiptareve sa vetem niveli i bythes ju duket (me falni per fjalorin shqip)

Nuk behet fjal per Living

Nuk behet fjal per Living Room. Clubi qe behet fjale ne artikull e ka emrin "Macuba" ndodhet tek Pallati me Shqigjeta. Nuk ka shume kohe qe eshte habur dhe eshte vend destinacioni per gjithe malokerine e bathores e me gjere. Para disa kohesh u rrahen me policine, (policat bam, e ata bam bam). Cili ishte perfundimi do thoni ju? Avokati i Popullit sebashku me "Policine", kan propozuar pergjegjesi penale per pjesetaret e sherbimit te patrulles. A e dini pse? Sepse pronari eshte nje nga "te fortet" e tropojes. Nje far gGjelosh Gjelosh, qe para disa kohesh u arrestua ne shpellat e Tropojes e me pas cuditerisht u la i lire e shetit diten me diell ne mes te Tiranes.

Add new comment