Meta: Presidenti? Është i të gjithëve. Kodi? Duhet ndryshuar

Postuar në 08 Prill, 2012 08:52

Do duhen ende prova për të arritur në përfundimin se Ilir Meta ka rekuperuar pavarësinë e humbur në gjykim e veprim, por ditët e fundit duket sikur po e synon këtë. Sot, në një veprimtari partiake në Durrës, ai i shty dhe ca më tutje në këto përpjekje. Tha fillimisht atë që e ka thënë më se njëherë lidhur me presidentin e ardhshëm, dmth që “na duhet një president që të jetë simbol i unitetit kombëtar, që të garantojë punën e institucioneve të pavarura, e që të jetë funksional”, dhe me këtë thekson ndarjen me PD-në e Berishës. Më pas u shpreh më qartë se herët e tjera dhe lidhur me kodin zgjedhor. “Duhet gjetur mënyra për të arritur një konsensus [me qëllim që vota të jetë e barabartë dhe të numërohet drejt] pavarësisht nga formula, sepse ka disa të tilla që janë propozuar nga parti të ndryshme politike”, tha ai.

Nëse Meta i mbahet kësaj linje, procesi presidencial e negociatat për kodin zgjedhor marrin automatikisht rrugë tjetër.

E.G.

Comments

Submitted by Gingi (not verified) on

Naivitet ose dashakeqje. Shpk/lLsi ka ne dore zgjedhjen e presidentit .eshte ceshtje matematike. Kur flet Meta per parime e kuhtetute eshte si te fliste Juda per besnikerine. Po' te ishim popull normal ne , Meta do ish ne burg e jo i lire te leshoje mesazhe mafioze te koduar aleateve dhe kundershtareve te tij, politike, nese politike mund te quhet kjo e jona.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.