Drashkoviç: Nuk mund t’i marrim dot të dyja, edhe Kosovën, edhe BE-në

Qysh pas përfundimit të luftës, klasa politike serbe nuk ka mundur t’u thotë qytetarëve të vet se Kosova është tanimë një gjë që s’u përket. Kjo është lënë të kuptohet, por në të njëjtën kohë janë ndërmarrë dhe veprime, që kanë synuar të përcjellin mesazhin se Kosova mund të rekuperohet në një farë mënyre. Arsyeja dihet. E vërteta ka një kosto elektorale e politike, dhe pakkush ka marrë përsipër ta paguajë këtë kosto. Një nga këta është Vuk Drashkoviçi, lideri i Partisë së Përtëritjes Serbe.
Edhe sot ai ka përsëritur idenë e vet. “Nuk mund të vazhdojmë më me politikën ‘edhe BE-në, edhe Kosovën’”, tha ai për Novosti-n. Dhë me tej: “Kemi dymbëdhjetë vjet që ndjekim këtë politikë, dhe rezultati në fund do të jetë i njohur; Kosova nuk do të kthehet në Serbi, dhe Serbia nuk do të hyjë në BE”. Dhe përfundon: “Ajo që na mbetet të bëjmë lidhur me Koosvën është të mbrojmë trashëgiminë serbe atje. Asgjë më tepër.”
Re.Pu.
Add new comment