Philipp Fallmerayer: Shqiptarët, tribalë, anarkikë e të prapambetur

Politikani, historiani dhe publicisti austriak Jakob Philipp Fallmerayer ka jetuar në pjesën më të madhe të shekullit të XIX, dhe është shquar, përveç të tjerash, për interesin e tij mbi Lindjen në përgjithësi e mbi Ballkanin në veçanti. Në disa teza të tij dikush s’e ka pasur për gjë të lexojë përçmim e racizëm, e s’mund të mohohet, sidoqoftë, që ishin teza bajagi provokative. Fjala vjen, një nga tezat e tij të bujshme thosh se “helenët nuk egzistojnë më, pasi janë zhdukur gjatë invazioneve barbarike (në mesjetën e hershme); grekët e sotëm janë sllavë e shqiptarë ‘të helenizuar’.” Madje, ai ka dhe tezën se nuk ka një revolucion grek për pavarësi; ai ishte i tëri një revolucion pastërtisht shqiptar.
Ç’mendim ka pasur për shqiptarët? Publiçisti Enver Robelli ka gjetur një përshkrim të shqiptarëve nga ana e Fallmerayer-it në librin me titull “Shqiptarët – një histori mes Orientit e Oksidentit” të historianit Oliver Jens Schmitt (është autor edhe i librit ‘me nam’ për Skënderbeun). Ja se çfarë thotë Fallmerayer-i (marrë pra nga shkrimi i Robellit, publikuar në Mapon e sotme):
“…Madje në fushën mendore gjatë ekzistencës së tyre që mbushi një mijëvjeçar [shqiptarët] nuk dhanë asgjë dhe sollën dëshminë e gjallë se një popull mund të jetojë … edhe pa shkencë, edhe pa art, bile edhe pa alfabet dhe mund të ruajë të patëholluar fuqinë e tij burimore madje edhe mes popujve shumë të arsimuar. … Shqiptarët gjithkund i brohorasin ngecjes … dhe konservatorizmit të ngurtë siç e kupton atë vetëm orienti i palëvizshëm dhe i ngurtësuar në vetvete. Shqiptarët kudo ku kanë mundur të zhvillojnë lirshëm natyrën e tyre njerëzore janë egoistë, kryengritës, dembelë, bile edhe si të krishterë janë të tmerrshëm. … As në politikë, as në shkencë ky popull deri në ditën e sotme nuk ka pasur një mendim të përbashkët dhe duket se shqiptarët nuk e kanë ndier të nevojshme të depërtojnë përtej horizontit të kufizuar të familjes dhe klanit, të fitimit personal, të dobisë personale, të keqdashjes dhe hakmarrjes. Shqipëria është vendi i mendjeve të shkurtra, magazinë e fuqisë fizike, një vend që vullnetarisht nuk i nënshtrohet as vetes as të tjerëve; Shqipëria është element që përherë mohon dhe ku anarkia dhe paligjshmëria janë si të thuash shpirti dhe fryma e jetës”.
Re.Pu.
Comments
Nje miku

Nje miku im me ka dhene kete citat nga libri i siperpermendur :

" ,,,,,duket s e shqiptaret, perveç horizontit te ngushte te familjes, dhe te klanit,

te perfitimit e te interesit vetjak, te mllefit dhe te hakmarrjes, nuk e kane ndjere nevojen te shperthejne jashte kesaj bote.

Shqiperia eshte atdheu i mendimeve te shkurtra, depo e rezervave te forces fizike, vendi qe me vullnetin e vet nuk pranon

t'i bindet as te degjoj as vetveten, as te tjeret. Shqiperia eshte elementi qe mohon vazhdimisht dhe tek e cila anarkia dhe

mungesa e ligjit ne njefare mase jane shpirti dhe fryma jetesore"

Ne Jacob Philip Fallmerayer: " Elementi shqiptar ne Greqi". Tirane 2003, faqe 38.

"Das Albanische Element in Griechland" 1857-1861

Nese me lejohet, ç'ne gjithe

Nese me lejohet, ç'ne gjithe kjo parapergatitje, jo racizem, perçmim e provokativ, per te thene te verteten mbi greket e revolucionin 'e tyre', ndersa per shqiptaret na sillet si diçka me mend ? Nese me lejohet serisht, kjo vjen era mazokizem e disfatizem moral.

Te thuash qe kemi mbetur po

Te thuash qe kemi mbetur po ashtu eshte budallallek por edhe po te thuashqe kemi ndryshuar 100% nuk eshte e vertete. Kjo eshte fryma qe imponon klani dhe fisi dhe kete periudhe e ka kaluar cdo komb ku klani dhe fisi kane strukturat shoqerore. Mjafton te kujtojme gotet e Fallmerajerit te cilet jetonin ne te njejten menyre kur ne shqiptaret kishim qytete e akademi ne Apolloni Bylis e gjetke. Po deshet shembuj per tribalizm ja ku e keni Afganistanin por te thuash qe Afganet jane popull dembel kjo do te thote te jesh drite shkurter. Ne tribalitet puna nuk ka rendesi perderisa ti mund te vdesesh pas dy ditesh pra mbijetesa eshte ambicia e cdo anetari te klanit e jo prosperiteti ekonomik. Nje komb qe perballet me asimilim e ka te thjeshte ti drejtohet jeteses ne tribalitet si menyre e vetme per te bere rezistence influencave te huaja. Pastaj ky tribalitet duhet pare si aftesi per te mbijetuar e te cilin duhet ta durojme si atavizem per sa kohe e ushqejme ekzistence e tij per qellime politike. Ashtu sic beri Zogu , Enver Hoxha kur i duhej e sic po bejne keta te sotmit. Prosperiteti e dija eshte i vetmi ilac kunder tribalitetit qe mbijeton fale obskurantizmit e ca "palo" rregulla si kanuni qe ca gomere na e paraqesin si nje "visar" te kombit.

Me keqardhje duhet t'a

Me keqardhje duhet t'a pranojme qe ky pershkrim eshte me i sakti per ne, biles une do te thoja qe eshte me pak etikete e diplomaci sepse e verteta ka qene dhe eshte edhe me e tmerrshme se sa pershkrimi i mesiperm... dhe me e bukura eshte qe ne pas komunizmit po shkojme drejt talebanizmit... dhe realiteti flet vete se cfare lloj populli e vendi jemi, ngado qe te hedhesh syte e te rrotullosh koken shikon mjerim dhe pisllek, njerez plehra dhe plehra me tonelata ngado, jemi vendi i vetem ne bote pa qytete te mirefilltae fshatera te mirefillta, kemi katrahura pa kurrefare rregulli dhe i bejme qejfin vetes duke i quajtur qytete...dhe mbi te gjitha keto plehra e ndyresira keni politikane budallenj e horra qe vetem vjedhin e nuk mbahen mand per asnje gje te mire, asnje ndertim dinjitoz apo veper dinjitoze, por veten per vjedhje, vrasje e shkaterrime. keto politikane si sali berisha per shjembull vijne nga pjesa me e qelbur e ketij vendi te papare per plehra e corganizim, ai eshte rritur me dhi dhe eshte me keq se dhite.

Nuk mund te heqesh asnje

Nuk mund te heqesh asnje presje, pavaresisht se ne pamje te pare mund te duket fyese. Pederisa nuk pranojme te metat tona ne vend, ne mos prapa kemi per te bere.

Me pak fjale i ka thene te

Me pak fjale i ka thene te gjitha.

Mua me duket se autori i

Mua me duket se autori i shkrimit e ka perkthyer gabim kohen kur ka jetuar Fallmerayer-i. Ai thote shekulli i XIX ne vend qe te shkruante shekulli i XXI -te.

Ky kontekst qe eshte nxjerre

Ky kontekst qe eshte nxjerre ne kete gjuhe do pare edhe kur eshte shkruar cfare periudhe i perket, por mos ta harroj zoteria qe kashkruar kete sepse...Shqiptaret kane pritur cdo lloj pushtuesi nga lindja apo perendimi n,q,s s'do te ishin keto klane apo fise.....ky Komb do ishte zhdukur bashke me gjuhen e tij, pra duket qe eshte nje shkrim dashakeq sepse te shkruash keshtu do te thote te mos njohesh arsyet e brendshme pse jane organizuar keshtu.......Rasti Konrket eshte Kosoava n,q,s Kosoava nuk do kishte ato doke dhe rregulla te forta do ishte shuar si komb, pra ishin ato rreguall qe e bene te mbijetoje dhe jo larg ata ben maskaren me rende ne sy te Evropes ne 1999 dhe vazhdojen akoma me te njetin mentalitet. Mos harrojme qe Shqiperia nuk Vella apo moter te nje gjuhe apo kulture sic ndodh me Austriaket qe mbarpa kane Gjermanine dhe Bashke me Ate Gjermani ben kerdine mbi Izraelitet jo pak por 8 milion. Pra sikur ky kontekst te vinte diku larg fjala vjen nga Suedia ( Di ishte e paparanushme edhe ne kete rast) por vjen nga nje austriak................eshte akoma edhe me e papranushme. Tek e fundit shqiptaret nuk i kane vajtur ndonjerit ne dere per ta pushtuar ashtu sic ka ndodhur me austriaket........Edhe izraletitet jane te organzuar ne fise , tarafe, italianet pra ne nje forme apo tjeter keshtu jane organizuar kombet..........Jemi te pabidur sepse nuk kemi pranuar njeri mbi vete gjate gjithe historise...............qe nga lashtesia dhe deri se fundi ne 1999. Zoteria qe ka shkruak kete nuk njeh mire historine sic duket...

Po ju nuk keni punë tjetër

Po ju nuk keni punë tjetër por na ringjallni përshtypjet e një personi të shekullit të 19 dhe na e sillni për të ilustruar shqiptarët e sotëm?

Jeni anakronikë e mazokistë, sepse përshtypjet e "Fallmayer"-it nuk kanë asnjë vlerë, as shkencore, as politike, as shoqërore për ditën e sotme.

Për autorët e kësaj faqeje, e dini si është puna, ose hidhni haptazi tema eugjeniste dhe pranoni tezat raciste që reklamoni (kultura inferiore e superiore, raca më të mira e më të këqija siç mbështet ky shkrimi), ose pranoni se ja keni fut kot sepse ky shkrim nuk përputhet fare me qasjen liberale e progresiste që keni deklaruar deri më sot.

Kurse për komentuesit që janë dakort me shkrimin, i ftoj sinqerisht të shkojnë e të jetojnë disa muaj apo vjet në Gjermaninë lindore, në qytetet e vogla të Francës, në ish zonat industriale në Mbretërinë e Bashkuar, në Italinë e jugut, për të mos folur për Hungarinë, Greqinë, Portugalinë, Serbinë e në çdo vend të Europës larg kryeqyteteve. Për të mos folur për shtetet e Midwest-it amerikan, ose në Miami ku po të veshësh kapuç han plumbin si Trayvon Martin-i pa paralajmërim.

Shqiptarët nuk janë fare më të prapambetur se pjesa tjetër e botës, vetëm mediat tona i kemi më dembele, më tangërllikse e më të mbushura me "opinionistë" se vendet më demokratike, dhe me më pak gazetarë terreni.

Nejse, mos e vritni mendjen fort për çfarë ka shkruar Fallmayer, sepse me analiza të tilla nuk kishte si të linte gjurmë të mëdha. Lexoni pak më tepër mbi historinë e Europës këto dy shekujt e fundit, do të jeni më të ditur e do të thoni më pak dokrra.

PS. Qëllimi i këtij shkrimi është tu tregojë shqiptarëve se sa të prapambetur janë që nuk e mbështesin masivisht paradën e majit... Sepse nuk kanë hall tjetër njerëzit që marrin bukë me listë...

'Hapi' ja i mire! Dhe une nuk

'Hapi' ja i mire! Dhe une nuk kam qef dhe s'dua qe te besoj gjithmone ato qe mund te thote dikush nga diku. Pse me domosdo te besoj qe jam 'i shemtuar' kur nena, gruaja, femijet, komshijte etj. me thone qe je 'simpatik', thjesht e thjesht pse eshte 'i huaj' dhe me 'spaleta' ?!...Ndaj dhe me eshte bere zakon qe ne 'dasma' te tilla nuk shkoj s'e me mbushen floket me orizin e hedhur kur mbrin nusja, dhe me bene alergji...

Nje pershkrim mese i sakte

Nje pershkrim mese i sakte per popullin tone, i vertete. NE JEMI KESHTU.........NUK KEMI NDRYSHUAR ASPAK BRENDA, VETEM KEMI FILLUAR TE VISHEMI ME BUKUR

Tani kemi edhe lesbike

Tani kemi edhe lesbike

Add new comment