Meidani: Gjunkshi duhet të mbajë përgjegjësi penale si ushtarak

Postuar në 09 Prill, 2012 03:49

Në një intervistë për Panoramën, ish-presidenti Meidani flet dhe njëherë për emërimin jo kushtetues të komandantit të Flotës Detare. “Kur e dëgjova për herë të parë [këtë që ndodhi], mbeta i shokuar; madje, u dhashë të drejtë edhe miqve të mi, që e quajtën këtë veprim një rënie shteti”, shpjegon ai gjendjen emocionale në momentin e parë. Pak më poshtë ai shtron një pyetje, por përpara saj sqaron kontekstin kushtetues: “Kushtetuta nuk lejon asnjë lloj ambiguiteti në procedurën e emërimit të komandantëve të forcave tokësore, detare dhe ajrore. Atëherë, si shpjegohet kjo shkelje e rëndë kushtetuese?”

Duket se ka mbetur pa gojë nga gjesti i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, që “deklaroi nga Washingtoni se emërimi i Komandantit të Flotës Detare, duke shmangur Presidentin e Republikës, ishte kryer në përputhje me ligjin (!)”, dhe që “ministri i Mbrojtjes ka si kompetencë të emërojë pa dekret komandantët nëse ata nuk kanë gradën “gjeneral”.

Sipas tij në këto rrethana, Gjunkshi duhet të kërkojë falje publike, deri të mbajë, si ushtarak, edhe përgjegjësi penale”, ndërsa Imami “duhet të kishte reaguar, deri duke dhënë dorëheqjen, për të mos firmosur një urdhër të tillë, që preku Kushtetutën – shtyllën bazë të shtetit demokratik, për hartimin e së cilës ai ishte dhe bashkëkryetar i komisionit përkatës 14 vjet më parë.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Po i dashur ish - President. A ka gje qe te ne po behet ne perputhje me kushtetuten? Ky shtet, kjo administrate tashme nuk ka frike nga agje. Asaj ia ka hequr Sali Berisha friken sepse vetem keshtu mund te rrije ne pushtet sa te doje. Edhe ju te partise opozitare nuk po i kapni dot pikat e qendreses ose po i kapni gabim. Mbeshtetuni te populli dhe gjeni zgjidhje.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.