Vdekshmëria foshnjore më e ulët në Kubë se në SHBA. E cfarë pastaj?

Postuar në 09 Prill, 2012 02:07

Sali Berisha ka mbajtur pardje një takim me Task-Forcën e Shëndetësisë. Që në fillim të fjalës së tij, Berisha u shpreh se "në disa ndër treguesit me themelore të shëndetit të një vendi, ne renditemi në grupin e vendeve të zhvilluara". Për këtë kryeministri iu referua treguesve për vdekshmërinë e popullatës dhe vdekshmërinë foshnjore. Në mënyrë të vecantë Berisha trumbetoi treguesin e vdekshmërisë foshnjore. "Shqipëria sot arriti të ketë vdekshmëri foshnjore një shifrore," tha ai.

Në vitin 2009, sipas INSTAT-it, vdekshmëria foshnjore ishte ne nivelin 13 fëmijë të vdekur deri në moshën një vjec, për 1000 fëmijë të lindur gjallë. Ndoshta falë përmirësimit të metodave statistikore që përdor INSTAT-i dhe përmirësimit dramatik të shërbimit shëndetësor, ky tregues ka zbritur tani në nivelin 9.7; pra, ne një nivel njëshifror.

Duke i hedhur një sy këtij treguesi në vende të ndryshme të botës, bie në sy se vdekshmëria foshnjore është më e ulët në Kubë se në SHBA (6.0 vs. 7.2). E cfarë do të thotë kjo? Që Kuba është afër SHBA-së nga niveli i zhvillimit??? Në renditjen e PNUD-it per vitin 2011, bazuar në indeksin e zhvillimit human, Kuba është shumë më afër Shqipërisë se sa SHBA-se (SHBA-ja është në vend të 4-ët, Kuba në të 51-tin dhe Shqipëria në të 70-tin.)

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Soc (not verified) on

<p>Zoteri, fakti ne fjale nuk eshte ne turp te Kubes, por te SH.B.A.-ve qe modelin e zhvillimit e lidhin me lehte me sterpasurimin e spekulanteve sesa me sherbime jetesore si shendetesia. Nese u referohesh kritikeve te zeshem, vecanerisht te sistemit shendetesor amerikan, do te vesh re se s&#39;ka asgje per te lakmuar.</p>

Submitted by reforma (not verified) on

<p>Suksese te tilla statistikore Shqiperia ka arritur shume kohet e fundit. Ndryshime dramatike dhe flurime pindarike. Permirsime me shpejtesine e rrufese. &quot;Shqiperia po ndryshon, ka nje rrene qe na bashkon...&quot;</p><p>Ndryshimi midis nesh dhe Kubes eshte se ne rastin e Kubes ka nje shpjegim. Ndonese shume prapa ne nivelin e jeteses, Kuba ka nje sherbim te shkelqyer shendetsor. Por edhe ndryshimet radikale qe ndodhin tek ne me arrtjet e reja dhe te papara ne te gjitha fushat kane nje shpjegim: zgjedhjet qe po afrohen. Ne mos e ndryshofte dot Shqiperine me te vertete, Saliu do ta ndryshoje ate ne leter. E kush mund ta ndale?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.