Pamje filmike të plojës së Tuluzës bien në dorë të Al Jazeera-s, por kjo refuzon t’i transmetojë

Postuar në 27 Mars, 2012 11:07

Autori i vrasjeve në Tuluzë të Francës, Mohamed Merah, i ka filmuar krimet e veta, dhe USB-në e regjistrimit ia ka dërguar gazetarëve të televizionit Al Jazeera. Duhet të ketë qenë i sigurtë, për shkak të ngarkesës ‘ideologjike’ të vrasjeve, që filmi do t’i transmetohej, por Al Jazeera ka vendosur t’mos e bëjë këtë transmetim. Me të dalë lajmi se materiali filmik kish rënë në dorë të Al Jazeera-s, presidenti francez Sarkozy i bëri një apel këtij televizioni, por dhe televizioneve të tjerë, të mos i transmetonin pamjet makabre. Ndërsa kandidati tjetër, François Hollande, e pasoi apelin e Sarkozy-së me një kërcënim. “Nëse ata e transmetojnë, atëherë filialit të tyre në Paris mund t’u refuzohet qëndrimi”, tha ai.

Dhe Al Jazeera ka bërë të njohur vendimin e saj; dhe arsyen e këtij vendimi: “Nuk do t’i transmetojmë këto pamje; nuk jemi një televizion sensacionalist”.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.