Ç’po ndodh me Flotën Detare? Rikthehen hijet e Marrëveshjes së Detit me Greqinë

Postuar në 01 Prill, 2012 04:32

Një mori ndryshimesh kanë ndodhur në rangun e drejtuesve ushtarakt të vendit me dhe pa firmën e Presidentit Topi. Tre muaj më parë, ushtarakët e lartë, Kudret Çela, Arian Zaimi dhe Vladimir Qiriazi u liruan nga detyra me dekret të Presidentit Topi. Të tre këta janë në gjyq tashmë me shtetit. Pas shkarkimit, zëvendësimet gjithashtu duhej të bëheshin përsëri me dekret të Presidentit, por sipas “Shekullit”, Imami ka emëruar me urdhër të një tjetër ushtarak në vend të Kudret Çelës si Komandant të Flotës Detare. Gjatë kësaj periudhe, mësohet se është lëvizur edhe zëvendësi i Çelës, Kapiteni i Rangut, Artur Meçollari.

Një gjë e tillë, në radhë të parë pasqyron edhe një herë çarjen e madhe midis institucionit të Presidentit të Republikës dhe pushtetit ekzekutiv, ndërsa “Shekulli” ka hedhur sot në qarkullim dyshimin se ndryshimet lidhen me interesa më të thella se sa një vendim inatçor nga krerët e Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas saj, Çela dhe Meçollari ishin kandidatët potencial për të marrë pjesë rinegociimin e marrëveshjes së detit me Greqinë. Vlen për t’u theksuar se Meçollari është lëvizur nga Kapiten i Rangut, në detyra pedagogjike si Shef Stërvitje në Komandën Doktrinës së Stërvitjes  

 

S.E.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Kapiteni i Rangut te Pare (per ate qe nuk i kuptojne gradat e Marines, Kolonel) Artur Mecollari eshte praktikisht oficeri me i kualifikuar qe Flota Detare ka aktualisht dhe i vetmi qe mund te merrte pjese profesionalisht ne negociatat per ndarjen e kufirit detar. Por si profesionist kurrsesi nuk pranonte te behej mashe e pushtetit per nje ndarje shkel e shko si ajo e heres tjeter dhe pikerisht per kete arsye u syrgjynos ne Komanden e Doktrines. Nderkohe ne Flote dhe Ministri eshte ngritur tashme grupi i punes per Negociatat e Marreveshje se Kufifirit Detar.

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Nuk është e çuditëshëme gjer sa të kemi specilista me kurse 3 mujorshe çna duhen akademikët</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.