Deputetët Thaçit: Mos lejo mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë!

Postuar në 31 Mars, 2012 04:50

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kërkojnë nga ekzekutivi i vendit që t’i përdorë të gjithë mekanizmat e tij për të parandaluar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë. Madje, ligjvënësit konstatojnë se nëse Qeveria e Kosovës do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe, ajo do të pajtohet që është e paaftë për ta mbrojtur vendin dhe se pajtohet me nëpërkëmbjen dhe shkeljen e sovranitetit dhe integritetit të vendit.

Këto reagime vijnë vetëm një ditë kur “Zëri” ka raportuar se një zyrtar i lartë ndërkombëtar ka deklaruar në kushte anonimiteti se zgjedhjet nacionale serbe do të mbahen në tërë territorin e vendit dhe se qeveria nuk do t’i parandalojë ato, pavarësisht nga fjalori i ashpër i kryeministrit Hashim Thaçi.

Deputeti i partisë më të madhe në vend, Partisë Demokratike të Kosovës, Behar Selimi, thotë se është obligim i qeverisë që t’i ndalojë ato, ngase një veprim i tillë do të ishte shkelje e rëndë mbi shtetësinë e Kosovës. “Përpjekjet e serbëve për t ’ i mbajtur ato zgjedhje, unë, edhe në cilësinë e juristit, i konsideroj përpjekje për të shkelur rendin juridik dhe gjithashtu i konsideroj vepra penale.

Jeton Llapashtica, Zëri

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.