Qeveria e Kosovës organizon zgjedhjet serbe

Postuar në 01 Prill, 2012 04:08

Pavarësisht nga deklaratat e ashpra se nuk do të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve serbe brenda territorit të vendit, Qeveria e Kosovës, jo vetëm që nuk do t’i ndalojë, por edhe do t’i organizojë ato.

Madje, për t’i “shërbyer” sa më mirë shtetit serb, qeveria që drejtohet nga Hashim Thaçi, ka hartuar një plan konkret, me të cilin udhëzohet se si do të votojnë qytetarët serbë në Kosovë, më 6 maj 2012.

Dokumentin të cilin e ka parë “Zëri” përcakton në detaje se si do të shkojë mbarëvajtja e procesit zgjedhor, ndërkaq, për gjithçka që ka të bëjë me procesin në fjalë do të angazhohet një trup ndërkombëtar.

Sipas këtij plani, trupi ndërkombëtar, mes tjerash, do të angazhohet që të sigurojë fletëvotimet, do të ketë përgjegjësi për numrin e fletëvotime të shpërndara, do ta mbikëqyrin futjen e fletëvotimeve në kutitë e votimit, dhe do të merret me transportin e fletëvotimeve dhe kutive të votimit nga vendvotimet tek autoritetet serbe.

“Qytetarët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në komunat në vijim: Prishtinë, Graçanicë, Novobërdë, Ranillug, Kllokot, Gjilan, Shtërpc, Prizren, Deçan, Pejë, Klinë, Mitrovicë, Zveçan, Zubim-Potok, Leposaviq dhe në vendet tjera për të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës dhe partnerët e saj zbatues mund të japin miratimin më vonë”, thuhet në njërën nga pikat e këtij plani që e ka parë gazeta.

Jeton Llapashtica, Zëri

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Në qoftëse është e vërtetë qeveria duhet të japi menjëherë dorehqjen në qoftëse nuk mundet të komandojë teritoret e saja nuk ka përse të qëndrojë më ti lërë vëndin një qeverie tjetër që ta menaxhojë më mirë</p>

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Kjo gja tregon se kosovaret gjate ketyne 13 viteve nuk kan dite te vetqeverisen. Ne vend qe te bajshin nji politike pro europiane, ata kan ba politike antishqiptare pro turko-arabe. Kan vra ushtaret amerikan, kan ba atentate terroriste islamike kundra reparteve ushtarake amerikane ne USA, jane lidhe me turkun Erdogan tue e quejt vllà, kan festue datelindjen e sulltanit pushtues te Ballkanit sulltan Muratit, kan festue pervjetorin e perandorise otomane, kan shkele te drejtat e Lirise se Fese per vete kosovaret qe kan dashte te ndrrojne besim fetar etj. Tashti hallall e kan. Pritni se ka ma. Serbia e drodhi bukur politiken e vet, edhe &nbsp;me europiant edhe me arabet e Konferences se Vendeve Islamike, te cilet shumica nuk e njohin pamvarsine e Kosoves.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.