Shqiptarja.com: CEZ-i thotë se pas 2 prillit do kemi black out total

E përditshmja shqiptarja.com parathotë sot një skenar katastrofik përsa i takon situatës energjitike. Pse? Sepse – shqiptarja.com e thotë qysh në titull – “drita do kemi deri më 2 prill; CEZ-i thotë se shteti s’paguan, nuk kemi më lekë”. Dhe në faqet 2 e 3 shpjegohet më mirë. CEZ-i ka dërguar një letër qeverisë (Berishës, Bodes e Naços), ku bën me dije se gjendja financiare e kompanisë është duke u përkeqësuar në mënyrë të shpejtë si pasojë e humbjeve të akumuluara nga vitet e mëparshme dhe e humbjeve të konsiderueshme gjatë muajve janar e shkurt. Gjatë janarit e shkurtit pra, CEZ-it i është kërkuar ndihmë nga qeveria që është gjendur në vështirësi, dhe kompania çeke nuk ia ka prishur. Ka blerë energji në shumën prej 13 milionë euro. “KESH-i n uk ka mundësi të blejë energji, prandaj na ndihmoni ju”, i është thënë në thelb CEZ-it. Mirëpo me këtë veprim, kjo kompani ka rënduar financat e veta, të cilat i ka pasur boll të rënduara për shkak të mospagesës së faturave nga ana e isntitucioneve shtetërore. Dhe kështu është CEZ-i që nuk mund të blejë më tej energji elektrike.
Të jetë vërtet kaq dramatike situata? Vetëm shqiptarja.com e kish këtë lajm të bujshëm.
Re.Pu.
Comments
Do perfitojme nga rasti me
<p>Do perfitojme nga rasti me dal te lagja me pi birra deri vone me muhabet. Me ate rast kujtojme 2005-en.</p>
Do jete noi lajm i pergatit
<p>Do jete noi lajm i pergatit per 1 prill, por ka dale parakohe.</p>
Add new comment