Njerëzit e Merkelit janë në kontakt me kampin e Hollande-it

Siç është thënë dhe në një shënim të fundit në respublica, presidenti Sarkozy e ka ngushtuar diferencën me kandidatin socialist François Hollande, por ai, sipas sondazheve, mbetet gjithsesi prapa. Por edhe sikur t’i dilte para ditën e votimeve, diferenca do të ishte po njësoj e vogël, lehtësisht e përmbysshme prej Hollande-it në balotazh. E në këtë kuptim, Hollande ka shanse më shumë për të qenë fituesi i kësaj gare.
Në BE kanë zënë t’i bëjnë hesapet me këtë rezultat në mendje. Fjala vjen, deri para ca javësh as që mund të flitej mbi një kontakt të Merkelit me Hollande-in. Madje, ky i fundit i ka kërkuar një takim, por Merkeli e ka refuzuar. Tanimë është kancelaria gjermane që po rikërkon kontaktet me kampin e Hollande-it. Në Spiegel International online thuhej se Merkeli po e mendon pallatin presidencial në Champs-Élysées me një qeraxhi tjetër, me të cilin do t’i duhet të punojë për të njëjtat qëllime, e prandaj është duke i dërguar sinjale bashkëpunimi qysh tani.
Do të jetë një marrëdhënie po aq e ngrohtë sa me Sarkozy-në? Kjo mbetet për t’u parë. Gjithnjë, nëse Hollande do të jetë president.
Re.Pu.
Comments
Hollande njihet si njeri i
<p>Hollande njihet si njeri i kompromisit e i marrëveshjeve, prandaj mendoj se mardhëniet me Gjermaninë do të jenë më të mira se ç'janë nën Sarkozinë.</p><p>Merkel e Sarkozi janë "martesë pa dashuri", ndryshe nga ç'ishte Shirak-Shrëder. Merkel nuk e duron gjendjen e agjitacionit permanent të Sarkozisë e Sarkozi nuk e duron "pasivitetin" e Merkelit. Prandaj nuk mendoj se mardhëniet mes Francës e Gjermanisë mund të jetë më të dobëta se ç'janë. </p><p>Gjithsesi, kushdo të jetë presidenti, vizita e parë jashtë është për në Gjermani zakonisht.</p><p> </p>
Add new comment