Gjergji Bojaxhi: Në PD ngatërrojnë politikën me pushtetin

Postuar në 04 Prill, 2012 04:11

Gjergji Bojaxhi ka provuar një zhgënjim të madh prej PD-së. Po ku konsiston ky zhgënjim? Nga se ka ardhur? Pse në këtë moment? Pse jo më parë? Ai lë të kuptohet se gjatë 13 viteve në SHBA e kish krijuar një ide se ç’kish qenë PD-ja e Berishës, por nostalgjia për PD-në e fillimit të mbushur me intelektualë dhe ideja se “asgjë s’mund ta njohësh më mirë pa qenë brenda” e kanë bërë t’i futet ‘aventurës’. Përveç kësaj, si një element të dytë që ka sjellë zhgënjim është fakti që në PD e në maxhorancë “pushteti ngatërrohet me karriken dhe politika ngatërrohet me pushtetin”. Dhe si faktor të tretë që prodhoi zhgënjim është koalicioni me LSI-në, të cilën e quan sh.p.k. e për të cilën shoqëria shqiptare – kështu mendon – nuk duhet të votojë.

Të krijohet përshtypja se nuk arrin t’i thotë gjërat deri në fund, por kjo është e shpjegueshme edhe nga natyra e intervistës në rubrikën disi të relaksuar ‘Lunch’ të Mira Kazhanit në të përditshmen shqiptarja.com.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.