Sms e Balotellit për Prandelli-n: Më fal për atë që bëra!

Postuar në 09 Prill, 2012 13:24

Italiani Mario Balotelli ka bërë të flitet çdo ditë për të në shtypin e përditshëm qysh nga momenti që luan në Manchester me City-n. Është bërë personazh tabloidesh, tok me këngëtare si Rihanna e Lady Gaga e me çupa të botës mondane si Paris Hilton e motrat Kardashian. Nuk ka ditë që t’mos jetë në faqe të parë. Në Britaninë e Madhe e çmojnë si një futbollist të talentuar, por më shumë e kanë bërë tabelë qitjeje për papërsosmëritë karakteriale, që ai i demonstron në fushë e jashtë saj.

Në ndeshjen e fundit të City-t (dje, me Arsenalin), ai mori të kuqen për një ndërhyrje agresive në fund të ndeshjes, gjë që e bëri trajnerin Mancini, mentorin dhe kujdestarin e tij, të shpërthente: “Ai nuk do të luajë më me City-n; karriera e tij këtu mund të quhet e mbyllur; e nëse vijon me këtë mendje, nuk besoj se mund të luajë edhe për shumë kohë”. E të mendosh se Balotelli është vetëm 21 vjeç.

Por ky i fundit ka një fiksim: don të luajë me kombëtaren në kampionatin Europian. Dje, menjëherë pas ndeshjes, gjëja e parë që bëri ishtë të merrte celularin e t’i dërgonte një sms trajnerit të kombëtares italiane, Prandelli-t, e t’i thosh: Më fal, nuk do të përsëritet kurrë më! Do t’ia falë Prandelli? Në Itali nuk besojnë se do t’ia falë. Dhe kjo do të ishte një shuplakë e fortë për Balo-n.

Re.Pu.

Comments

Submitted by anonimus (not verified) on

<p>Ne Kosove po vriten shqiptaret ne sulme teroriste e redaksija juaj po meret me</p><p>ciu ciu e ham ham-et e politikes ditore&nbsp; ne Shqiperi.</p><p>Turp te keni !!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.