Berisha-Daul: Ping-pong mirëkuptimi në Bruksel

Postuar në 11 Prill, 2012 11:13

Në mbledhjen e partive popullore, mori fjalën Berisha, dhe mes të tjerash zuri të mburrej bash për gjërat që kritikohet më shumë, ose për gjërat që s’ecin: ‘Rruga e mundimshme ku po ecim është një ‘rrugë përparimi’ (idem si Ramis Alia që fliste për ‘vështirësi të rritjes’ andej nga fundi i viteve ’90). Jeta parlamentare tani është krejtësisht normale. Ju siguroj se jam udhëhequr gjithmonë nga sensi i respektit të plotë ndaj opozitës, nga parimi se ajo duhet respektuar gjithmonë. Dua të theksoj edhe një herë se jeta parlamentare është kthyer plotësisht në normalitet. Po procedojmë me reformat e ligjeve që kanë nevojë për 3/5 e votave per t’u miratuar dhe vendi nuk synon gjë tjetër më të madhe se integrimi evropian, një proces i cili duhet mbështetur tërësisht mbi performancën. Jeta ekonomike u shpëtoi ndikimeve të krizës financiare evropiane dhe vitin e shkuar rritja ekonomike ishte 3,8 % (INSTAT-i, koburja e vet që qëllon me shifra opinionin publik, e dha rritjen para ca ditësh 3,1%)”.

Miku i Berishës, Joseph Daul, u ngrit dhe tha: “Përshëndes veçantërisht Kryeministrin Berisha per marrjen pjesë në këtë Konferencë, duke treguar rëndësinë që ka procesi i integrimit evropian për Shqipërinë!!!!”

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.