Çështja ‘Halimi’: përballë çikërrimave (ligjeve) jemi të gjithë të barabartë

Postuar në 12 Prill, 2012 03:56

Çështja ‘Halimi’, që në terma konkretë ka të bëjë me papajtueshëmrimë e mandatit të deputetit me funksione e punë të tjera, është një çikërrimë në rrethanat e skandaleve të mëdha që ndodhin në këtë vend. Ministri Halimi akuzohet se paska përfituar një rrogë nga institucioni i Avokatit të popullit, ndërkohë që kish filluar të ushtronte mandatin e deputetit. Kjo është, në thelb, fabula. Madje, vetë Halimi pretendon se bëhet fjalë për disa ditë. E merret vesh se është njimend një çikërrimë në rrethanat shqiptare, e prandaj nuk ka pse të fokusohesh më shumë se sa duhet në të.

Por ngjarja po tirret gjatë, dhe paradoksalisht jo pa arsye.  Ka një precedent në këtë mes. Në një vendim të mëparshëm të Gjykatës Kushteuese që ka të bëjë me Ilir Beqjen (dy rastet janë të ndryshme), konsiderohej se mandati i deputetit të kësaj legjislature ka filluar më 1 gusht 2009, kur KQZ-ja ka bërë shpalljen e fituesve. Ndërsa Halimi pretendon se mandati i tij si deputet ka filluar atëherë kur është ulur në karriken e tij në Kuvend. Ky ëhstë kontrasti.

Çikërrimë? Po, absolutisht po. Por Ilir Beqja për një çikërrimë të tillë nuk është më deputet.

Re.Pu.

Comments

Submitted by ervini (not verified) on

<p>S&#39;ka problem se i fut nje rrumpalle Sala tek votimi i KLD dhe harrohet Halimi. Nuk u mesuat juve me shashkat e Sales!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.