Familjet, më shumë borxh nga të njohurit

Postuar në 20 Prill, 2012 11:05

Një ndër katër familje në Shqipëri ka një borxh për të shlyer. Të dhënat vijnë nga vrojtimi i Bankës së Shqipërisë mbi gjendjen financiare dhe huamarrjen e familjeve shqiptare përgjatë gjysmës së dytë dytë të vitit të shkuar. Sipas të dhënave të publikuara sëfundmi nga Banka e Shqipërisë, mësohet se pjesa më e madhe e familjeve që kanë një borxh (54 %), e kanë marrë atë nga të afërm apo të njohur, kurse pjesa tjetër e kanë siguruar nga sistemi bankar. Qëllimi kryesor i hyrjes në borxh mësohet të jetë riparimi apo blerja e një pasurie të paluajtshme, kryesisht shtëpi (38 %), kurse në vend të dytë (23 %) renditet huamarrja për konsum dhe vetëm 10.8 për qind për qëllime investimi nëpërmjet hapjes së një biznesi.

Një e dhënë interesante lidhet me peshën e borxhit tek familjet shqiptare. BSH raporton se më shumë se 81 për qind e familjeve që kanë aktualisht një borxh, harxhojnë 30 për qind të të ardhurave mujore për të shlyer atë. Ka edhe një numër të kufizuar familjesh (6 %), që harxhojnë gjysmën e të ardhurave mujore për të shlyer borxhin.

 

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.