Braçe: 82 % e importit të energjisë sigurohet nga firmat serbe

Postuar në 20 Prill, 2012 08:55

Deputeti i PS-së Erjon Braçe, nga të paktët zëra që artikulon fortë problemet e kësaj qeverisjeje, vijoi edhe sot në rrjetin social Facebook denoncimin e asaj që ai quan varësinë e Shqipërisë nga kompanitë energjetike serbe. Sipas Braçes, në pjesën më të madhe të rasteve, energjia që është blerë nga KESH gjatë muajve të fundit të 2011-ës dhe fillimit të 2012-ës është siguruar nga kompanitë serbe. Sipas Braçes, nga 87.2 milionë euro energji të blerë në pesë muaj, 70.8 milionë janë siguruar nga kompanitë serbe.  

Ja shifrat e dhëna prej tij:
1. Në shtator 2011, KESH importoi-bleu 6.5 milion Euro energji; 6.1 milion Euro i importoi-bleu nga GEN I, RUDNAP, EFT (Serbi të treja), pra 93 % të importit u krye nga kompani serbe.
2. Në tetor 2011, KESH importoi-bleu 6.6 milion Euro energji; 5.2 milion Euro i importoi-bleu nga GEN I, RUDNAP, EFT (Serbi të treja), pra 78 % të importit u krye nga kompani serbe.
3. Në nentor 2011, KESH importoi-bleu 22.8 milion Euro energji; 19 milion Euro i importoi-bleu nga GEN I, RUDNAP, EFT (Serbi të treja), pra 83 % të importit u krye nga kompani serbe.
4. Në dhjetor 2011, KESH importoi-bleu 37 milion Euro energji; 27.2 milion Euro i importoi-bleu nga GEN I, EFT (Serbi të treja), pra 73 % të importit u krye nga kompani serbe.
5. Në janar 2012, KESH importoi-bleu 14.3 milion Euro energji; 13.3 milion Euro i importoi-bleu nga GEN I, RUDNAP, EFT (Serbi të treja), pra 93 % të importit u krye nga kompani serbe.

 

Comments

Submitted by Pushkash (not verified) on

<p>Kjo do të kish ndonjë farë vlere, sikur të vërtetohej se energjia mund të blehej nga ndonjë vend tjetër më lirë. Sa kohë që nuk&nbsp;është vërtetuar gjë, mbetemi në nivelin e nacionalizmit të mejhanes.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.