PS-ja s’di ç’të bëjë përballë Nanos së vetofruar si kandidat presidencial

Postuar në 25 Prill, 2012 03:54

PS-ja është në ndërdyshje të madhe lidhur me Fatos Nanon, që është vetofruar si kandidat për President. Në një intervistë për televizionin News 24, Gramoz Ruçi përpiqej t’i hante frazat, kur ishte fjala për këtë çështje. Ja disa nga pohimet e Ruçit në këtë intervistë:

-Nuk kemi asnjë emër, e nuk përjashtojmë askënd. Ne jemi për një proces.

-Është e drejtë e zotit Nano të takojë zotin Rama.

-Unë sigurisht që jam pro një takimi Nano-Rama. S’ka diskutim kjo gjë. Jo me Nanon, por me këto, pasi dyert e PS-së janë të hapura.

-Në këtë takim ne s’kemi ç’t’i kërkojmë zotit Nano. Është ai që e ka kërkuar takimin.

-Nuk mendoj se zoti Nano do t’na kërkojë votat. Ai e di që PS-ja nuk i ka votat që e bëjnë President. Nano do të kërkojë më shumë se sa votat tona.

-Nisma e Nanos ëhstë shumë serioze. Kandidatura e tij nuk është si kandidaturat e tjera që lëshohen poshtë e përpjetë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by a.g. (not verified) on

<p>&#39; Produkti&#39; i ricikluar nuk ka cilesite fillestare!...Rikthimi i Nanos do te mbaje ende Berishen ne pushtet, pasi ata jane dy anet e nje peshoreje shqiptare, pavaresisht se kujt i bie rradhe &#39;koqes&#39;...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.